Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku thotë se buxheti 8.8 miliardë euro, i parashikuar për vitin 2026, nuk është buxheti më i madh dhe se nuk është në shërbim të qytetarëve dhe ekonomisë. Në një intervistë për “Sot Live në Shqipëri” në Report TV, Tabaku theksoi se ky buxhet nuk vendos dhe nuk ka prioritete.
“Buxheti më i madh është në funksion të qytetarëve? Nuk e bën lista e projekteve, sa e gjatë, as rritja e taksave, por e bën sa taksa ka, sa mblidhen nga këto taksa dhe sa shkojnë në buxhetin e shtetit. Nga 2012 deri më sot, tëaksat që shkojnë në buxhetin e shtetit janë 28% e PBB. Që dmth se ka pjesë të madhe të ekonomisë informale, dhe në gjykimin tonë ky buxhet nuk vendos dhe nuk ka prioritete. A ka buxhet më të madh për arsimin jo, është 2.3% e PBB, për bujqësinë jo, 2.9% e PBB. E vetmja faturë që është konsistente në të gjithë buxhetin është ajo e koncesioneve. Nuk është buxheti më i madh se nuk është në shërbim as të qytetarëve dhe as nevojave që ka ekonomia.”, theksoi ajo.
Tabaku tha se 100 milionë eurot e parashikuara për pensionet nuk janë asgjë për 700 mijë pensionistë. Ajo theksoi nevojën e një reformim të skemës së pensioneve, e cila sipas saj, duhet të rikonceptohet me një shtyllë të tretë, por edhe me alokimin enjë fondi special për rritjen graduale çdo muaj të pensioneve.
"Çdo reformë duhet bërë në mënyrë konsensuale që të gjithë forcat politike të bien dakord me disa parime. Skema ka nevojë të rikonceptohet me një shtyllë të tretë për pensionet dhe me rialokime për një fond special për rritjen graduale në çdo muaj. Ky fond është i bëshëm duke patur parasysh faktin se shpenzimet sot në buxhet kanë dalë jashtë kontrollesh. Ke një faturë koncesionesh 130 mln euro, sa gjysma e PBB në dëm të ekonomisë, dhe mundet që të akomodohen edhe nevojat e pensionistëve”, shtoi ajo.
Për indeksimin e pagave të administratës publike, ajo tha se nuk është zgjidhje. Deputetja argumentoi se edhe rritja e pagave në sektorin privat nuk mund të ndodhë me urdhër, por duhet të vijë si rezultat i rritjes ekonomike. Sipas Tabakut, rritja e pagës me urdhër të qeverisë nuk sjell "zhvillim pozitiv në ekonomi".
“Së pari indeksimi i pagave ka ndodhur disa herë në disa vite. Ka qenë në mungesë në pjesën më të madhe të kohës por ka ndodhur në disa vite. Indeksimi nuk është zgjidhje, sot me rritje çmimesh thuajse 4% kur çmimet e shportës janë rritur me 60% nuk zgjidh asgjë. Të ardhurat e shqiptarëve sot vlejnë më pak. 40% e shpenzimeve mujore shkon për ushqime dhe është dyfish më e lartë se BE, dhe më e lartë se rajoni dhe një rritje për 2-3% per një pjesë të administratës publike nuk jep zgjidhje. Po për sektorin privat? Rritja e sektorit privat vjen po u rrit ekonomia. Nuk ka se si ti rrisë pagat sektori privat kur është në ngërç, përgjigja është ekonomia. Nuk mund të rritet pagat e sektorit privat me urdhër vetëm se rriten te një pjesë e administratës publike. Ndrysho ekonominë dhe i rrit vetëm punësuesi pagat”, tha ajo.
Për paqen fiskale, ajo tha se amnistia mund t’i dekurajojë bizneset që të mos paguajnë detyrimet me pritshmëritë se në vijimësi do të ketë sërish amnisti. Sa i përket TVSH-së në bujqësi prej 10%, ajo tha se është një hap i mirë përpara në barazimin por nuk është maksimumi.
“Amnistia vërteton atë që ka dhën opozita deri më sot, që ka detyrime 1.7 mld euro që ka ardhur si trezultat i sistemit të taksave. Ka akumuluar shumë borxhe, 60% e bizneseve kanë dalë nga tregu, 40% janë atje. Ka dy probleme. E para dekurajon pagesën e ardhshme të takave se biznesdet mendojnë se mund të ketë sërish amnisti. Po qytetarët që kanë paguar pse duhet të jetë e padrejtë me një grup që kanë paguar vijimësisht dhe një grup që nuk ka paguar. Biznesi duhet ta ketë të qartë taksën që duhet të paguajë.”, tha ajo.
Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, gjatë intervistës për Report TV, foli edhe për aksionet që do të ndërmarrë opozita. Ajo tha se nuk pati bojkot të komisioneve të hënën por ishte thirrur mbledhja e grupit. Sipas saj, nuk do të ketë as bojkot të parlamentit, sepse siç shtoi ajo, aty do të kërkojnë llogari për qytetarët.
“Më vjen keq se ka perceptim të gabuar. Nuk ka pasur bojkot, ditën e hënë, deputetët nuk shkuan në nbledhje për shkak të mbledhjes së grupit. Nuk ka bojkot të komisioneve dhe as të parlamentit. Nuk na pëlqen parlamenti, as përbërja e parlamentit dhe as nuk reflekton vullnetin e zgjedhësve, por është një institucion që duhet përdorur në maksimum. por duhet përdorur në maksimum. Besoj fort edhe te debate, njerëzit kanë nevojë për transparencë, kanë nevojë edhe duke kërkuar llogari dhe duke dhënë alternativë dhe parlamenti ështe platformë e mirë për ta bërë këtë.”, tha Tabaku.
Duke u ndalur te protesta e thirrur të hënën pra kryeministrisë paralelisht me Kuvendin, ajo tha se do të mbajnë paralelisht disa aktivitete. Sipas saj,
"Do të jem paralelisht disa aktivitete që do zhvillohen por Berisha theksoi se nuk do të ketë bojkot të parlamentit. Opozita do të luajë rolin e saj atje. Por kjo do të shkojë paralelisht me protestë, me aksione të tjera politike. Vendimi të hënën është se opozita do të bëjë betejën e saj paralelisht në disa fronte. Parlamenti është një, protestat, parlamenti i qytetarëve do të vazhdojë. Edhe një tur, diskutim me qytetarët, takime me grupet e interesit për buxhetin, shoqëruar me propozime konkrete kur buxheti diskutohet nen për nen.”, shtoi deputetja.
Ajo komentoi edhe zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit teksa tha se "treguan pamje të shëmtuar të demokracisë", po shtoi se do të bëjnë një analizë brenda PD.
“PD mbështeti kandidatët e pavarur, duhet analizë patjetër. Zgjedhjet e fundit të pjesshme treguan pamje të shëmtuar të demokracisë. Kryetarja e bashkisë së Vlorës u zgjedh me 6% të votave, me kaq vota as një administrator në lagjen e Tiranës nuk zgjidhet. Patjetër që PD duhet të përballet, të jetë alternativë, është dhe do jetë alternativë për njerëzit. Do ta kryejmë këtë analizë të brendshme tonën. Por nuk do të thotë ta lëmë qeverinë sot në punën e saj duke qenë se sot zgjedhjet janë thuajse eliminuar”, tha Tabaku.
Komente












