Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, gjatë intervistës për Report TV, foli edhe për aksionet që do të ndërmarrë opozita. Ajo tha se nuk pati bojkot të komisioneve të hënën por ishte thirrur mbledhja e grupit. Sipas saj, nuk do të ketë as bojkot të parlamentit, sepse siç shtoi ajo, aty do të kërkojnë llogari për qytetarët.  

“Më vjen keq se ka perceptim të gabuar. Nuk ka pasur bojkot, ditën e hënë, deputetët nuk shkuan në nbledhje për shkak të mbledhjes së grupit. Nuk ka bojkot të komisioneve dhe as të parlamentit. Nuk na pëlqen parlamenti, as përbërja e parlamentit dhe as nuk reflekton vullnetin e zgjedhësve, por është një institucion që duhet përdorur në maksimum. por duhet përdorur në maksimum. Besoj fort edhe te debate, njerëzit kanë nevojë për transparencë, kanë nevojë edhe duke kërkuar llogari dhe duke dhënë alternativë dhe parlamenti ështe platformë e mirë për ta bërë këtë.”, tha Tabaku.

Duke u ndalur te protesta e thirrur të hënën pra kryeministrisë paralelisht me Kuvendin, ajo tha se do të mbajnë paralelisht disa aktivitete. Sipas saj,

"Do të jem paralelisht disa aktivitete që do zhvillohen por Berisha theksoi se nuk do të ketë bojkot të parlamentit. Opozita do të luajë rolin e saj atje. Por kjo do të shkojë paralelisht me protestë, me aksione të tjera politike. Vendimi të hënën është se opozita do të bëjë betejën e saj paralelisht në disa fronte. Parlamenti është një, protestat, parlamenti i qytetarëve do të vazhdojë. Edhe një tur, diskutim me qytetarët, takime me grupet e interesit për buxhetin, shoqëruar me propozime konkrete kur buxheti diskutohet nen për nen.”, shtoi deputetja.

Ajo komentoi edhe zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit teksa tha se "treguan pamje të shëmtuar të demokracisë", po shtoi se do të bëjnë një analizë brenda PD. 

“PD mbështeti kandidatët e pavarur, duhet analizë patjetër. Zgjedhjet e fundit të pjesshme treguan pamje të shëmtuar të demokracisë. Kryetarja e bashkisë së Vlorës u zgjedh me 6% të votave, me kaq vota as një administrator në lagjen e Tiranës nuk zgjidhet. Patjetër që PD duhet të përballet, të jetë alternativë, është dhe do jetë alternativë për njerëzit. Do ta kryejmë këtë analizë të brendshme tonën. Por nuk do të thotë ta lëmë qeverinë sot në punën e saj duke qenë se sot zgjedhjet janë thuajse eliminuar”, tha Tabaku.


Lajmi kryesor:

Buxheti 2026/ Tabaku për Report TV: Nuk i shërben qytetarëve dhe ekonomisë! Skema e pensioneve të rikonceptohet