“Çdo lloj qeverie nuk e përballon dot buxhetin e shëndetësisë për të futur preparate që kushtojnë mbi 5 mln lekë një flakon”, thotë Ministrja e Shëndetësisë.
Është shoqëruar me debate prezantimi i projektbuxhetit të Ministrisë së Shëndetësisë në Komisionin e Ekonomisë, i cili parashikon 14.5 miliardë lekë për rimburisimin e barnave, me një rritje prej 1 miliardë lekë krahasuar me këtë vit, me fokus tek barnat onkologjike dhe trajtimeve të reja.
“Sa rritet fondi për barnat onkologjike në 2027-ën? A jepi ju garanci që ky fond do të mbulojë nevojën për barna dhe aparatura”, pyeti Eno Bozdo.
"Kosto e 26 barnave ka një kosto marramendëse. Kemi 2 barna njëra bën 20 lekë tjetra 50 lekë, kë do të mbështesni ju atë që përdoret për 20 pacientë apo ajo që përdoret për 50 pacientë. A jeni ju dakord që me këto super mjekime të shtrenjta të mjekojmë 20 pacientë dhe 30 të tjerë të vdesin? Kjo është ajo që duhet të diskutoni ju", tha ministrja Spahiu.
Jo vetëm Onkologjiku, por edhe spitalet e tjera rajonale si Durrësi apo Korça kanë nevojë për ndërhyrje urgjente. Rasti i Maternitetit të Pogradecit që u soll në komision me fotografi nga deputetja e PD-së Ledina Alolli u shoqërua me debate të forta, derisa ministrja njoftoi ndërtimin e një spitali të ri në Korçë.
"Pogradeci meriton më shumë ndaj në buxhetin 2027-2029 është parashikuar të investojmë për një maternitet i ri me vlerë 315 milionë lekë. ndërsa rikonstruksioni i spitalit të Pogradecit të përfundojë në 2027-ën që qytetarët të marrin shërbim derisa të mbarojë spitali i ri", tha Spahiu.
Sa i takon shërbimeve që deri këtë vit i ka ofruar privati përmes koncesioneve por që tashmë do t’i ofrojë shteti, Spahiu tha se tenderi për shërbimin e check up është anuluar, dhe pritet të rihapet përsëri, ndërsa hemodializa ka nisur të ofrohet në spitalet publike.
“Për check up kalimi nga privati tek publiku është i vështirë. Jemi detyruar të anulojmë tenderin dhe të rishikohet nga e para për ta menaxhuar më mirë. Jemi duke punuar, por tenderi vonohet pak, kjo është arsyeja pse kemi vështirësi për check up. Hemodializa ka filluar prej disa ditësh, pra ky shërbim i ka kaluar shtetit. Shërbimi për 500 pacientët që kanë kaluar në shërbimin publik, ka qenë në standard të mirë, me kontroll të detajuar, ndjekje në sistem sipas protokollit, ne duam që kjo cilësi të mos ulet por të rritet edhe më shumë. Një kërkesë që i duhet gjetur zgjidhja është transporti. Do përpiqemi që kjo problematikë të zgjidhet, sidomos edhe për ata pacientë që janë me aftësi të kufizuar. Do të gjejmë mënyrën për ta rritur pagesën për këta pacientë", shtoi ajo.
Ministrja e Shëndetësisë Klodiana Spahiu theksoi në komision se në projektbuxhet janë parashikuar për herë të parë 250 milionë lekë për pajisjen e PET-scan prej të cilit do të marrin shërbim 2500 pacientë në vit.
Shërbimi i hemodializës ka nisur të ofrohet nga shteti prej disa ditësh dhe 500 pacientë kanë marrë shërbim në sistemin publik, tha ministrja e Shëndetësisë, Klodiana Spahiu në Komisionin e Ekonomisë. Sipas saj, transporti mbetet një problem, veçanërisht për pacientët me aftësi të kufizuara, pwr tw cilwt ministria do të shqyrtojë mundësinë e rritjes së pagesës për transportin e tyre.
"Pasi mora detyrën, pata një sinjalizim nga kolegët e opozitës për abuzim me procedurën e OSHISH-it për dializën. Pas këtij sinjalizimi, kërkova një auditim, i cili konstatoi një abuzim. Auditimi na shërbeu për të rivlerësuar dhe riformatuar procedurën për shërbimin e dializës. Për këtë, falënderoj opozitën për vigjilencën.
Hemodializa ka filluar prej disa ditësh, pra ky shërbim i ka kaluar shtetit. Shërbimi për 500 pacientët që kanë kaluar në shërbimin publik, ka qenë në standard të mirë, me kontroll të detajuar, ndjekje në sistem sipas protokollit, ne duam që kjo cilësi të mos ulet por të rritet edhe më shumë. Një kërkesë që i duhet gjetur zgjidhja është transporti. Do përpiqemi që kjo problematikë të zgjidhet, sidomos edhe për ata pacientë që janë me aftësi të kufizuar. Do të gjejmë mënyrën për ta rritur pagesën për këta pacientë", tha Spahiu.
Kalimi i hemodializës te shteti vjen pas anulimit të tenderit prej 48 milionë eurosh pa TVSH, që parashikonte ofrimin e shërbimit për katër vjet në pesë spitale publike. Në atë garë ishte shpallur fituese kompania Diaverum AB, e cila e ofronte shërbimin me koncesion. Ministrja Klodiana Spahiu e cilësoi tenderin “një procedurë të hapur mbrapsht”.
A mjaftojnë fondet për barnat e Onkologjikut? Kjo ishte pyetja që deputeti i PD-së, Eno Bozdo, i drejtoi ministres së Shëndetësisë, Klodiana Spahiu gjatë diskutimit të projektbuxhetit 2027 në Komisionin e Ekonomisë.
Spahiu tha se në listën e barnave për Onkologjikun janë përfshirë 26 barna dhe argumentoi se rimbursimi i preparateve më të kushtueshme do të kufizonte numrin e pacientëve që mund të trajtohen me buxhetin në dispozicion.
Eno Bozdo, deputet i PD-së: A keni buxhet të mjaftueshëm për të përballuar nevojat e Onkologjikut?
Klodiana Spahiu, ministre e Shëndetësisë: Ju më keni akuzuar në Parlament si njeri të korruptuar që ditën e parë të punës sime. Në listën e barnave për Onkologjikun janë përfshirë 26 barna. Kostoja e tyre është marramendëse.
Kemi dy shishe uji. Njëra kushton 20 lekë, tjetra 50 lekë. Të dyja janë ujë, kanë të njëjtën përbërje dhe të njëjtin efikasitet. Cilën do të zgjidhnit? Po mes dy barnave, cilin do të mbështesnit, atë që mbulon 502 pacientë apo atë që mbulon 20?
Ka ardhur momenti që shëndetësia të mos ketë më kah politik, të majtë apo të djathtë. Ju më pyesni nëse kemi buxhet të mjaftueshëm për Onkologjikun. Unë po ju pyes: me këto çmime kaq të shtrenjta, të mjekohen 20 dhe 30 të tjerë të vdesin? Këtë pyetje po ju bëj. Mos ia lini topin vetëm Ministrisë së Shëndetësisë, me buxhetin që ka. Asnjë qeveri nuk e përballon dot përfshirjen në skemën e rimbursimit të preparateve që kushtojnë mbi 5 milionë lekë për flakon, pa pasoja për pacientët.
Check-up-i kaloi nën menaxhimin e shtetit në shtator 2026, por shërbimi ende nuk është funksional. Gjatë diskutimit të projektbuxhetit për vitin 2027 në Komisionin e Ekonomisë, ministrja e Shëndetësisë, Klodiana Spahiu, tha se kalimi nga privati te publiku ka hasur vështirësi dhe se tenderi është anuluar për t’u rishikuar nga e para.
“Për check-up-in, kalimi nga privati te publiku është i vështirë. Jemi detyruar të anulojmë tenderin dhe të rishikohet nga e para për ta menaxhuar më mirë. Jemi duke punuar, por tenderi vonohet pak. Kjo është arsyeja pse kemi vështirësi për check-up-in”, tha Spahiu në përgjigje të deputetit Erion Braçe.
Gjatë diskutimit, deputeti i PD-së Eno Bozdo, ngriti çështjen e pagesave për check-up-in gjatë koncesionit. Duke iu referuar gjetjeve të Kontrollit të Lartë të Shtetit, ai tha se ishin paguar 475 mijë kontrolle, ndërsa ishin kryer 461 mijë.
Ministrja Klodiana Spahiu mbrojti vendimin e vitit 2014 për dhënien e shërbimit me koncesion, duke argumentuar se në atë kohë sistemi publik nuk ishte i përgatitur për ta ofruar. Ajo tha se shteti e mori në menaxhim check-up-in në shtator 2026.
Eno Bozdo, deputet i PD-së: Për kontratat PPP, shumica janë në hetim nga SPAK. Një pjesë e këtyre koncesioneve janë mbyllur, por faturën vazhdojnë ta paguajnë taksapaguesit. Për check-up-in, KLSH-ja ka gjetur se janë paguar 475 mijë kontrolle, ndërsa janë kryer 461 mijë. Dializa nuk arriti nivelet minimale, ndërkohë që Fondi paguan pa verifikuar.
Klodiana Spahiu, ministre e Shëndetësisë: Vendimmarrja e vitit 2014 ka qenë shumë e drejtë dhe është miratuar në Kuvend. Me 16 vjet përvojë parlamentare, e kam përjetuar situatën e shëndetësisë para vitit 2014 dhe vendimet që u morën. Në atë kohë, sistemi shëndetësor nuk ishte i përgatitur për të ofruar disa shërbime që kërkonin investime të rëndësishme, të cilat nuk mund të kryheshin menjëherë. Në këto 10 vite, politikat kanë synuar forcimin e sistemit parësor dhe spitalor.
Ne kemi vendosur që këtë shërbim ta marrë sektori publik. Pyetja ime është: a jeni kundër që këtë shërbim ta marrë shteti? Sepse ishit kundër menaxhimit me PPP, me koncesion, dhe jeni kundër edhe menaxhimit nga shteti. Aktualisht këtë shërbim e ofron shteti, që prej shtatorit 2026. Jemi ende në fillim. Ky menaxhim kërkon shumë punë, organizim të mirë dhe konsolidim të punës së bërë në këto 10 vite.









Komente
Komento