Pas marrjes së dritës së parë jeshile në seancë plenare, projektbuxheti zbriti edhe në herë në komisionet parlamentare, ku u rihap thesi i kërkesave për para shtesë nga institucionet. Afro 810 milionë lekë ose 1.75 mld lekë është fundi shtesë që Komisioni i Nismave Qytetare propozon tu shtohet institucioneve si Avokati i Popullit, Prokurorisë së Përgjithshme, KLGJ, ILD, KPP, KQZ, autoritetit te Konkurrencës dhe INSTAT.

KËRKESA PËR SHTESË BUXHETI
Avokati i Popullit  +4.5 mln lekë
KLGJ        +95 punonjës +250 mln lekë
ILD            +125.5 mln lekë 
KPP         +5 punonjës, +40 mln lekë
KQZ         +34 mln lekë
AK           +5 pozicione, +10 mln lekë
INSTAT    + 245.9 mln lekë

Gati 943 milionë lekë shtesa propozoi edhe komisioni për Drejtat e Njeriut po për Avokatin e Popullit, RTSH-në, si dhe komisionerin për të drejtën e informimit, dhe Komisioneri për mbrojtjen nga diskriminimi.

KËRKESA PËR SHTESË BUXHETI
Avokati i Popullit +20 punonjës, +2 specialistë, +38.6 mln lekë
RTSH   +750 milionë lekë
Komisioneri për të drejtën e informimit  +135 mln lekë, +13 punonjës
Komisioneri për mbrojtjen nga diskriminimi +19.3 mln lekë, +15 punonjës

“Një pjesë e këtyre kërkesave janë mbuluar, por do ti ri shohim edhe një herë në bazë të limiteve dhe tavaneve buxhetore që kemi”, tha zv.ministri i Financave Endrit Yzeiraj.

Buxheti u miratua nen për nen vetëm me votat pro të mazhorancës pa ndryshime, në komisionin e Evropës, atë të sigurisë, tek Burimet Natyrore dhe Shëndetësia. Kërkesat e pranuara për shtesë buxheti do të marrin aprovimin më tej në Komisionin e Ekonomisë, dhe miratohen përfundimisht më 26 nëntor në seancë plenare.

Projektbuxheti për vitin 2027, është parashikuar në vlerën 976 miliardë lekë, ndërsa të ardhurat e pritshme për tu mbledhur nga tatimet dhe taksat arrijnë në 907 miliardë lekë.