Buxheti, 7 mln euro më pak nga 2012
Shifrat s’përputhen me rritjen e PBB
Katër muajt e parë të vitit shënojnë sërish shifër negative për hyrjet në buxhetin e shtetit, që është më e ulët, jo vetëm nga parashikimi fillestar, por edhe më e ulët se rezultati i një viti më parë në të njejtën periudhë.
TIRANE - Nga të dhënat fillestare të ministrisë së Financave, del se në periudhën janar-prill të vitit në vazhdim sërish ka vijuar një performancë negative e institucioneve në vartësi të ministrisë së Financave.
Administrata fiskale vazhdon të ketë një ecuri negative në mbledhjen e të ardhurave në buxhetin e shtetit, duke arritur në të ardhura nga tatimet dhe doganat për muajin prill rreth 309 milionë lekë më pak, ose 1.3 % më pak se planifikimi në fillim të vitit.
Realizimi i të ardhurave nga administrata doganore, sipas këtyre statistikave, llogaritet në 11.2 miliardë lekë, nga 11.4 miliardë lekë që ishte planifikimi, ose 229 milionë lekë më pak. Ndërsa, të ardhurat nga administrata tatimore llogariten 12.2 miliardë lekë, nga 12.3 miliardë lekë që ishte planifikimi në fillim të vitit.
NDRYSHIMIDuke krahasuar këto statistika me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, rezulton se të ardhurat e mbledhura nga institucionet fiskale janë rreth 1 miliardë lekë më pak. Kjo shifër është më se shtatë milionë euro më e ulët, e konvertuar ën valutë të huaj.
Vështirësitë që po kalon ekonomia e vendit, që duken në rënien e investimeve, por edhe të xhiros nga ana e biznesit, kanë dhënë ndikim të drejtpërdrejtë edhe në të ardhurat e buxhetit të shtetit.
PRODHIMIAjo që tingëllon absurde në këtë mes është se INSTAT-i vijon, edhe në këto kushte, të raportojë rritje të Prodhimit të Brendshëm Bruto, duke vënë në dyshim, ose aftësinë e organeve të Financave që të mbledhin detyrimet, ose, nga ana tjetër, saktësinë e raportimeve të statistikave zyrtare lidhur me PBB-në.
Në programimin vjetor të buxhetit, për këtë vit të ardhurat janë llogaritur të jenë në vlerën 360.6 miliardë lekë, shpenzimet në 409.5 miliardë lekë dhe deficiti buxhetor në vlerën 48.9 miliardë lekë.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 12.05.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
26 Nëntor, 23:23
A po japin rezultat protestat e PD-së?
-
Po
15.7%
-
Jo
78.3%
-
Nuk e di
6.1%
Vota total: 230
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dosja/ Zbardhen planet në Sky Ecc të Suel Çelës për të ekzekutuar me snajper Ardian Çapjan: Atë e kishte karamele, qëllon deri në 1 mijë metër! Pse dështoi atentati
26 Nëntor, 22:51
-
DOSJA/ 'Do e marrim si kec në tavë, mos t’i gjendet as nam e as nishan', ja si banda e Suel Çelës planifikoi vrasjen e 'Vis Korçarit'
26 Nëntor, 22:45
-
Kaq afër zgjedhjeve a ia vlen të harxhosh energji me protesta politike?
26 Nëntor, 22:44
-
SPAK e akuzon Artan Hoxhën për lidhje Suel Çelës, Muça në ‘Repolitix’: Axhendë në shërbim të klanit! Çaça: Kur bëhesh kundër një grupi tjetër, je pjesë e organizatës
26 Nëntor, 22:38
-
Dëshmitë e krimit, Kosova bëhet me muze të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës
26 Nëntor, 22:29
-
Goditja e grupit të Suel Çelës, avokati në ‘Repolitix’: SkyEcc ka hapur një ‘kuti’ që s’e dimë kur do mbarojë
26 Nëntor, 22:15
-
Dosja e Suel Çelës, Meçe në ‘Repolitix’: Lidhjet me Artan Hoxhën, manipuloi hapësirën mediatike në shërbim të grupit kriminal! Mori zarfin në dorë
26 Nëntor, 22:10
-
Biden: Po pranimit nga ana e Izraelit të marrëveshjes për një armëpushim në Liban
26 Nëntor, 22:02
-
Protesta e PD, rritet numri, 44 protestues të shoqëruar në polici
26 Nëntor, 21:46
-
Kryeministri australian e pranon me krenari: Jam shqiptar, kam rrënjë arbëreshe (VIDEO)
26 Nëntor, 21:38
-
Pak orë pasi Netanyahu pranoi armëpushimin, Izraeli sulmohet me 3 raketa të lëshuara nga Libani
26 Nëntor, 21:37
-
Mero Baze: 700 cuba që duan t’u imponohen 700 mijë qytetarëve
26 Nëntor, 21:21