Buxheti, Berisha: E mashtruat
FMN Ahmetaj: Ju e dëbuat

Buxheti, Berisha: E mashtruat<br />FMN Ahmetaj: Ju e dëbuat
TIRANE -  Seanca e sotme parlamentare u karakterizua nga debate lidhur me marrëdhëniet me FMN-në dhe vendimin e qeverisë për rritjen e pagave.

Ministri Ahmetaj theksoi se buxheti i vitit 2017 është në dakordësi të plotë me FMN-në, ndërsa demokratët akuzuan kryeministrin Rama se ka gënjyer lidhur me shifrën që është parashikuar për rritjen e pagave. Sipas PD-së rritja e pagave është vetëm 8 miliardë lekë, ndërsa Ahmetaj sqaroi se rritja e parashikuar eshtë 100 milionë dollarë.

Sipas deputetëve demokratë, FMN nuk mund të largohet nga vendi nëse borxhi publik nuk ulet nën 6%, ndërsa ministri Ahmetaj tha se programi i FMN vazhdon deri në shkurt, por Fondi ka domosdoshmërinë e monitorimit të vazhdueshëm.

Akuzës se FMN është mashtruar nga qeveria socialiste, Ahmetaj i kujtoi Berishës kohën sesi u soll me FMN kur ishte kryeministër.

Ora 13:40 - Hetimet për CEZ, Balla- Berishës: Policia do të sjellë me zor në komision

Deputeti socialist Taulant Balla i kërkoi ish-kryeministrit Berisha që të marrë pjesë në komisionin hetimor për çështjen e CEZ-it.

"Sipas ligjit për komisionet hetimore je i detyruar të vish me vullnet të lirë, në të kundërt do ti kërkrojmë Policisë së Shtetit të të sjellë me zor në komision. Bën mirë të vish të fillosh një proces shpëlarje pas gjithë ngarkesave që ke në këto kohë."- deklaroi Balla. 
 
Ora 13:40 - Topalli: 1 minutë heshtje për 40 martirët katolikë

Debatet dhe polemikat e pazakonta për krimet e komunizmit janë zhvendosur në Kuvend. Partia Demokratike i është rikthyer luftës me Enver Hoxhën dhe regjimin komunist, duke depozituar një rezolutë, e cila parashikon dënimin e Enver Hoxhës dhe sidomos krimeve komuniste ndaj klerit.

Deputetja Jozefina Topalli përmendi një nga një 40 klerikët e pushkatuar në Shkodër dhe vuajtjet e tyre, ndërsa kërkoi 1 minutë heshtje në nderim të tyre. Të gjithë deputetet e pranishëm në seancë u ngriten në këmbë, për të nderuar klerikët e pushkatuar nga regjimi.

 

Ora 12:30 - Replika për të marrë fjalën: Paloka: I përmendën emrin, të flasë. Braçe: Edhe Mehmetit ia përmendën, ta ngremë nga varri?

Paloka:Zotëria përmendi z Bode si ish-ministër. Përmendi shifra fiktive. Ka plotësisht për replikë z Bode.

Leskaj: Jeni mësuar që sa herë kërkoni fjalën dilni jashtë procedure.

Braçe: Më vjen keq zonja Leskaj, po në këtë sallë sa herë merr fjalën dikush, e përmend nuk e përmend, këtu çohet dikush dhe e merr fjalën. Se ka këtu dhe nga ata që përmenden para viteve ’90, cfarë të bëjmë, të çojmë nga varri Ramiz Alinë se iu zu me gojë emri? Apo Mehmet Shehun? Ka një rregullore të Kuvendit që përcakton kur merret fjala, sa duhet të zgjasë një replikë, e prishi një koleg i imi deputet këtu sot dhe po e ndjekin këtë normë secili. Po kini mirësinë dhe për ne të tjerët që kemi shkruar emrat që gjatë ditës të marrim dhe ne fjalën.

Ora 12:25 Ahmetaj: Fondi 12 mujor shkon mbi 100 milionë dollarë. Ju e dëbuat FMN-në
Ministri Arben Ahmetaj replikoi me ish-kryeministrin Berisha duke sqaruar financat për buxhetin 2017. Ai vuri theksin se fondi 12 mujor për paga e pensione shkon tej 100 milionë dollarëve.

Ata që nuk kuptojnë vijnë e bëjnë përralla, vij e flas me fjalët e FMN, dhe nuk e ndjek vijën tënde logjike.
Fondi 12 mujor shkon mbi 100 milionë dollarë. E fillojmë në mars rritjen e pagave dhe pensione. Ndryshe nga parashikimet tuaja që thatë do rritet borxhi, do shkatërrohet ekonomia, krejt e kundërta ndodhi, krejt e kundërta. Ne e arritem buxhetin e madh pa rritje borxhi.
Po ju jap një përgjigje për FMN, historiku tregon se kemi dy sjellje të ndryshme, ju dhe ne. Nuk ju paragjykoj jo, se një qeveri vendos siç janë treguesit e ekonomisë
. Në historikun tuaj e keni dëbuar FMN-në, ne nuk e kemi dëbuar, por e kemi thirrur, jemi këshilluar"

Me tej Ahmetaj beri nje ekspoze te shifrave te Buxhetit por dhe duke iu referuar borxhit publik.
"Kemi dakordësi të plotë me FMN për të gjithë treguesit e ekonomisë dhe pikat e programit për vitin 2016. Në 2016, për herë të parë kemi ulje borxhi pas 6 viteve, është ulur borxhi me të paktën 1% krahasuar me vitin 2015. Eshtë rënë dakord për cdo detaj të buxhetit të vitit 2017. Ka dakordësi për rritjen e pagave mesatarisht 10%, ndërsa në disa nivele të tjera, goxha më shumë se aq. Borxhi publik shkon 69.1% në 2017, ka filluar një trajktore e sigurt për të shkuar në rreth 60% në 2019-2020. Disa elemente të tjerë cilësore, thelbësore: balanca korrente, që do të thotë raporti mes deficitit dge investimeve, eshte pozitiv 2.9% ose 400 milione dollarë, në favor të investimeve publike. Deficiti shkon për herë të parë në 2%, më i ulëti në 20 vite. Balanca primare, do të jetë pozitive 0.7% e GDP. Përvec ketyrë treguesve tejet të rëndësishëm të kosnoldimit fiskal, buxheti 2017 financon reforma të rëndësishme si drejtësia, uji, decentralizimi, shëndetësia - për rimbursimin e plote për të gjithë qytetarët dhe mbi të gjitha, reforma në administratën publike me rritjen e pagave dhe rritjen e pensioneve! Investimet publike, që përfshijnë llogarinë kapitale, FZHR dhe mbështetjen për sektorin e energjisë, do të jenë 4.9% e GDP. Programi vazhdon deri në shkurt, qeveria ka tagrin të vendosë se cfarë do të bëjë, performanca e ekonomisë tregon se Shqipëria nuk e ka më të nevojshme një marrëvshje të llojit të Artikullit 3, pra një marrëveshje kushtëzuese, por patjetër ka nevojë për një marrëvsheje për monitorim të vazhdueshëm, të tipit të artikullit 4".

Ora 12:15 Berisha fyerje ministrit, thirrje Ramës: Hajde e sulmo nga këtu, jo me monologje
Mandej ish-kryeministri Berisha në fjalën e tij ka fyer me termat, ‘UFO’, ‘Zhozho’ dhe u ndal tek kanabisi.

300 milionë thotë ky UFO. Zhozhoja, e di ai ed i cili është. Se ka dalë teoria e re, që kanabisi erdhi nga ligji 1705. Zhozho, ai e thotë.

Por të mos fshihet kryeministri. Zotëria të vijë këtu dhe të ballafaqohet me ne këtu dhe me popullin dhe jo të bëjë monologje, e të bëjë sulme nga distanca. Sa për mua të më sulmojë se nuk miq shqetëson, e përgëzoj. Unë e shof për ta mbyllur këtë fjalim se, Pandeli po të buzëqesh PS-ja, ekzakt, dhe siç thotë një fjale e popullit, ‘qenit kur i vjen mortja shkon urinon në derë të qelisë
’.

Ora 12:10 Berisha: Mashtruat FMN për Buxhetin, e rritët me borxh
Ish-kryeministri Sali Berisha ka replikuar me ministrin e Financave Arben Ahmetaj duke akuzuar se qeveria ka mashtruar FMN me projektbuxhetin për vitin e vitit 2017.

Ke borxhin mbi 70% more zotëri. Ke mashtruar fondin keni mashtruar në mënyrën më monstruoze, morët borxh mizorisht, vetëm për t’u kapardisur ai tjetri që kapardiset nga mëngjesi në darkë, që prura buxhetin më të madh në histori. Po po të marrësh borxhi edhe e dyfishon e trefishon, por ama të rrëzon përtokë një ditë kjo gjë.
Pse nuk ka investime?
50% i keni investime. A e kuptoni se jeni i vetmi vend e ekonomi me difiçit. Vini dështim pas dështimi
".

Ora 12:11 - Berisha: Rritja e pagave jo 100 milionë, vetem 8 mld lekë
Ish-kryeministri Berisha akuzoi kryeministrin Rama se ka gënjyer me shifrën për rritjen e pagave. Sipas Berishës, s'janë 100 milionë dollarë për rritjen e pagave, por vetëm 8  miliardë lekë.

"Mos luani me Fondin. Fondi nuk mund të largohet pa zbritur borxhi nën 60%. Ju doni ta përzini me borxhin mbi 70%. Ajo që u quajt rritje rrogash nuk është as indeksim."- deklaroi Berisha. 



Ora 12:05 - Replikat Ahmetaj-Tabaku per FMN
Deputetja demokrate, Jorida Tabaku solli në vëmendje deklaratën e djeshme të FMN-së, duke theksuar se Fondi Monetar ishte shumë i qartë se nuk ka asnjë ndryshim në fondin e pagave, ndërkohë që qeveria ka premtuar rritjen e pagave dhe pensioneve.

Pas fjalës së Tabakut, reagoi ministri Arben Ahmetaj , i cili tha se qeveria ka dakordësi të plotë me FMN-në.

"Kemi dakordësi të plotë me FMN për të gjitha elementët përfshirës të marrëveshjes. 2016-ta për herë të parë njeh ulje borxhi.  Viti 2017 e çon borxhin publik në 61.9 %. Debati iku fondi erdhi fondi nuk është me as 95 as 97, programi vazhdon deri në shkurt. Kanë domosdoshmëri monitorimi të vazhdueshëm."- u shpreh Ahmetaj.

Deputetja Tabaku reagoi sërish duke thënë se kjo qeveri gjithçka e ka me kusht.

"Me kusht ishte diskutimi i djeshëm me FMN. Si mund te krenoheni kur borxhin publik e morët 61% dhe e çuat 71%."- u shpreh Tabaku. 

Ora 11:40- Paloka-Gaces: Rama ta bëri fjalimin?
Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Edi Paloka iu kunderpergjigj deputetit Artan Gace, duke e akuzuar se lexoi fjalimin qe sapo lexoi e kishte të përgatitur nga kryeministri Rama.

Paloka ironizoi reagimin e kryeministrit Rama ndaj Greqisë, duke thënë: 'Rama të vijë këtu të deklarojë si do tua marrë Akropolin".

"Doja vetëm ta uroja zotin Gace që sot arriti të lexojë rrjedhshëm fjalën e  kryetarit të tij Edi Rama, i cili u detyrua t'ia përgatisë këtë fjalim zotit Gace. Zoti Rama këto fjalimet e dobëta nuk ka nevojë tua shpërndajë deputetëve. Le të vijë këtu Rama të deklarojë si do t'ua marrë Akropolin Greqisë dhe çdo gjë tjetër që i pjell mendja ditën e natën"- u shpreh Paloka. 



Ora 11:35 Gaçe qesendis PD-në: Prisni t'u bien deputetë nga qielli
Sot në Kuvend, deputeti Artan Gaçe ka thumbur me një fjalim Partinë Demokratike. Sipas tij, PD nuk po kryen funksionet si parti opozitare, por pret t’i bien kauza e deputetët nga qielli.

“Si jeni katandisur kështu! Prisni te ike ndonje deputet nga ndonje parti e te vije tek ju. Jeni bërë duke pyetur veten, a do bie ndonjë i PS-isë apo LSI-së nga qielli. E hapi Blushi libra apo s’e hapi.
Të kishim Berishën 10 vjet më të ri, apo Sokol Olldashin gjallë pa ta shihnit ju.

Si jeni katandisur kështu ju të PD.

Më shqetëson PD si pasuri kombëtare, por që ka rënë në gjumë ka rënë.

3 parti të reja u hapën këto ditë mos hapet dhe ndonjë e katërt dhe ju përzë nga blloku”

Lexo me shumë, fjala e plotë e Gaçit

Seanca plenare ne Kuvend ( pjesa e 1 )


Seanca plenare ne Kuvend ( pjesa e 2 )


Seanca plenare ne Kuvend ( pjesa e 3 )


Seanca plenare ne Kuvend ( pjesa e 4 )
  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS