Mes debatesh dhe kritikash buxheti dhe paketa fiskale e vitit 2022 janë finalizuar në komisionet parlamentare, dhe tanimë miratimi në Kuvend është hapi i fundit.
Buxheti i konsideruar më i madhi në histori e që garanton rritje të investimeve, për ekspertin e ekonomisë Genti Beqiri, nuk mbështet sektorët që rrisin prodhimin.
“Si në paketën fiskale ashtu edhe tek buxheti ne duket të fokusohemi tek prodhimi dhe jo tek tregtia. Sa i takon paketës fiskale, fokusi është tek tregtarët që janë individë që marrin mallra të importit dhe i shesin, ndërsa ne stimulin duhet t’ia japim prodhimit vendas, ato që kanë më tepër risk, që prodhojnë më shumë dhe që mbështesin më shumë. Ne duhet të stimulojmë sipërmarrjen dhe punësimin që marrin riskun më të madh, dhe nuk shikoj të jenë përfshirë as në paketën fiskale dhe as në buxhet”, thotë Beqiri.
Pavarësisht se investimet publike për vitin 2022 janë planifikuar në masën 6.4% e PBB-së ose 119.1 miliardë lekë përfshirë edhe fondin e rindërtimit, Beqiri ka rezerva dhe thotë se fokusi duhej tek bujqësia.
“Unë e shoh ende si një buxhet që nuk stimulon në mënyrë specifike ato sektor që kanë më tepër ndikim dhe peshë në rritjen ekonomike. Fokusi duhet të jetë patjetër bujqësia e koordinuar me investime publike, që kanë një marzh kthimi të investimit sa më të shpejtë. Bujqësia do ketë impakt negativ, sepse politikat deri në këtë pikë nuk kanë qenë të drejta. Kjo edhe për shkak të biznesit që nuk është i bashkuar për të pasur një zë më të fortë”, pohon eksperti.
Skema e re për bujqësinë ka qenë më e debatuara në komisione që ka shkaktuar edhe protesta nga fermerët për shkak se hiqet rimbursimi i TVSH-së që është 6%, vendoset 10% taksë për inputet bujqësore dhe rritet pragu i investimeve nga 50 në 500 milionë lekë, që përjashtohen nga pagesa e TVSH-së.
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
PS pritet të rikandidojë shumicën e kryebashkiakëve aktualë, si mendoni?
-
E drejtë
50.1%
-
E gabuar
40.4%
-
Nuk e di
9.5%
Vota total: 1928
Lajme të tjera
-
Rishikohet buxheti 2022/ Rriten të ardhurat me 5 mld lekë! Mbeten të pandryshuara borxhi dhe deficiti publik! Rriten shpenzimet për rindërtimin
7 Dhjetor 2022, 18:56
-
Kuvendi miraton Paketën Fiskale me 75 vota pro dhe 36 kundër! Rama nuk mori pjesë në votim
25 Nëntor 2022, 00:48
-
‘Ok’ buxhetit e paketës fiskale, kalojnë në Kuvend! Braçe në Komision: Të ndryshohet TVSH për bujqësinë, po dëmton sektorin e përpunimit (VIDEO)
22 Nëntor 2022, 12:08
-
Projekt- Paketa fiskale 2023, Konfindustria: Jo profesionale dhe e paplotë! Dëmton prodhimin vendas, favorizon lobet importuese
24 Tetor 2022, 08:57
-
Bizneset kundër paketës fiskale, kërkojnë ulje të taksave
24 Tetor 2022, 07:40
-
Sula: Komuniteti i biznesit të kërkojë nga qeveria që të marrë masa si vendet e rajonit! Deri tani, paketa fiskale parashikon vetëm rritje të gjobave
14 Tetor 2022, 18:28
-
Projekt-paketa fiskale 2023 parashikon gjoba rekord deri në 13 mijë euro për bizneset e mëdha
12 Tetor 2022, 10:23
-
Të gjitha ndryshimet në paketën fiskale 2023, dyfishohet gjoba për mosdeklarim punonjësish dhe fshehje te pagës
12 Tetor 2022, 08:03
-
Çmimet në ‘stratosferë’, qeveria rishikon buxhetin 2022! Paketa e dytë për familjet e pensionistët ende pa datë! Braçe: Jeni vonë, kostot të papërballueshme! (VIDEO)
6 Shtator 2022, 10:20
-
Ndryshimet në buxhet/ Më shumë fonde për rrugët dhe ‘e-qeverisjen’! 1.9 mld lekë plus për programe zhvillimi, ulje për Shëndetësinë, Financat dhe Mbrojtja
10 Gusht 2022, 15:21
-
Amnistia fiskale, ekspertët: Të qartësohen sektorët e investimit! Paratë të investohen në sektorë strategjik
27 Korrik 2022, 17:45
-
Nga 2023, prodhimi dhe transaksionet me kriptovaluta në Shqipëri do të tatohen me 15%! Eksperti: Akt para kohe, nxit informalitetin në sektor
2 Korrik 2022, 19:29