Buxheti dhe raportet vjetore, FSHF mbledh Asamblenë e Përgjithshme (DATA)

Buxheti dhe raportet vjetore, FSHF mbledh Asamblenë e Përgjithshme (DATA)

Asambleja e FSHF-së

Federata Shqiptare e Futbollit njofton se në datën 12 maj 2023 do mbledhë Asamblenë e Përgjithshme të Zakonshme. Organi më i lartë legjislativ i FSHF-së mblidhet një herë në vit, teksa do diskutohen raportet financiare dhe buxhetet e institucionit të futbollit.

"Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së ka vendosur të thërrasë më datë 12 maj 2023 mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të  Zakonshme 2023, që do të zhvillohet në ambientet e Shtëpisë së Futbollit në Tiranë. Asambleja e Përgjithshme është organi më i lartë legjislativ i Federatës Shqiptare të Futbollit dhe në bazë të statutit të miratuar nga anëtarët, asambleja e zakonshme thirret për zhvillimin e punimeve një herë në vit. Në të marrin pjesë të gjithë anëtarët e Federatës Shqiptare të Futbollit, të cilët janë njohur ndërkohë me materialet dhe çështjet që do të shqyrtohen në këtë mbledhje", njofton FSHF-ja.

Federata Shqiptare e Futbollit tregon se në këtë Asamble vjetore do diskutohen disa tema, mes të cilave buxhetet për vitin e ardhshëm dhe raportet e shpenzimeve.

"Në Asamble do të diskutohen raporti i aktivitetit të FSHF për vitin 2022, raporti financiar, që përfshin pasqyrën e të ardhurave dhe shpenzimeve si dhe bilanci për vitin e kaluar. Gjithashtu do të shqyrtohet edhe buxheti për vitin financiar 2023 si edhe do të diskutohet për çështje të rëndësishme që kanë të bëjnë me mbarëvajtjen e futbollit, projekte apo edhe tema të tjera", thuhet në njoftim.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Gruaja hidhet në det nga shëtitorja e Lungomares, shpëtohet dhe transportohet në spital (VIDEO)

Vlorë/ Gruaja hidhet në det nga shëtitorja e Lungomares, shpëtohet dhe transportohet në spital (VIDEO)