Buxheti e marrëdhënia e re, më 3
dhjetor vjen në Tiranë misioni i FMN
Ministria e Financave, më datë 3 dhjetor do të presë një mision nga Misioni Monetar Ndërkombëtar ku do të zhvillohen dhe bisedime të ndryshme për financat.
TIRANE - Ndërkohë që po pritet me ditë që të dorëzohet analiza përfundimtare e audituesve të “Deloitte & Touche” për borxhin publik shqiptar, në Tiranë pritet të “zbarkojë” një mision i nivellit të lartë i Fondit Monetar Ndërkombëtar. Sipas burimeve nga Ministria e Financave, më datë 3 dhjetor pritet që titullarë të këtij dikasteri të nisin takimet me përfaqësues të FMN.
Sipas tyre, krahas diskutimeve për termat e buxhetit të vitit të ardhshëm, do të diskutohet edhe për vendosjen e një marrëveshje të re mes këtij institucioni të rëndësishëm financiar ndërkombëtar dhe qeverisë shqiptare.
Qeveria e mëparshme ndërpreu rinovimin e vazhdueshëm të një marrëveshje bashkëpunimi, që nënshkruhej çdo tre vjet nga FMN dhe Banka e Shqipërisë dhe qeveria shqiptare. Por, në programin qeveritar është parashikuar një afrim i ri. Kjo do të hapte një mundësi financimi për shtetin shqiptar, i cili u la nga qeveria Berisha “në mëshirë” të bankave tregtare, që japin kredi me tarifa të larta.
FMN dhe Banka Botërore njihen për kreditim me terma të butë, me njëperiudhë disavjeçare gjatë së cilës nuk paguhet interes dhe kohëzgjatja e shlyerjes varjon nga 25 në 35 vjet.
Sa i përket buxhetit të vitit të ardhshëm, drafti përfundimtar pritet të dorëzohet në qeveri javen e parë të muajit dhjetor, gjithnjë pak ditë pas përfundimit të auditimit të financave publike nga kompania “Deloitte”.
Ndërkohë, ekspertë të FMN dhe BB të nivelit më të ulët prej kohësh ndodhen në Tiranë për të asistuar në hartimin e këtij buxheti.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
33%
-
Jo
61.3%
-
Deri diku
5.8%
Vota total: 834
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Një vit pas arrestimit, lirohet nga qelia mjeku Dervish Hasi! Bie akuza e trafikut të të miturve, dërgohet për gjykim për pornografi
28 Nëntor, 16:27
-
Lideri i rebelëve Houthi: Po vazhdojmë sulmet Izraelit, ne bëjmë gjithçka për palestinezët
28 Nëntor, 16:18
-
Korçë, restaurohen ikonat e kishës ‘Fjetja e Shën Mërisë’, Ceka: I përkasin shekullit XIII
28 Nëntor, 16:16
-
Revista spanjolle 'Dimension Noticias': Shqipëria mes destinacioneve evropiane që meritojnë vëmendje në 2025
28 Nëntor, 16:15
-
GJNP mund të revokojë urdhrat e arrestit ndaj Netanyahut dhe Gallant nëse Izraeli kryen një hetim serioz
28 Nëntor, 16:12
-
Akuza dhe dyshime për manipulim zgjedhjesh në atletikë, protagonistët mbledhje në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit
28 Nëntor, 16:05
-
De Rossi: E kanë gabim, të gjithë duan të imitojnë Guardiolën! Në Itali më i miri Gasperini
28 Nëntor, 16:00
-
Mark Zuckerberg darkon me Donald Trump në Mar-a-Lago
28 Nëntor, 15:58
-
Tiranë/ Zjarri përfshin banesën në Allias, plagosen lehtë nëna dhe 2 fëmijët e saj të mitur! Hetime për shkaqet
28 Nëntor, 15:55
-
Dita e Pavarësisë/ Berisha i lirë, por rri në shtëpi! Në Vlorë shkojnë deputetët
28 Nëntor, 15:43
-
Tiranë/ Nuk lejonin firmën të vendoste shtyllën e tensionit, 1 në pranga dhe 2 nën hetim! Njëri spërkat veten me lëndë djegëse, Policia e ndalon
28 Nëntor, 15:36
-
Mancini pendohet për largimin nga Italia: Ndikuan paratë arabe, doja Kupën e Botës
28 Nëntor, 15:36