Buxheti faktik 2016 zbulon
“gropën” 100 mln euro

Sukseset e ministrisë së Financave nuk kanë qenë edhe aq për t’u lavdëruar gjatë vitit 2016. Në mbledhjen e fundit të Këshillit të Ministrave është miratuar projektligji lidhur me Buxhetin Faktik të vitit të kaluar, ku, me përjashtim të deficitit buxhetor dhe të ardhurave nga skema e sigurimeve shoqërore, zërat e tjerë bazë rezultojnë më të ulët nga plani.

Sipas dokumentit, buxheti i shtetit ka realizuar në 12 muajt e vitit 2016, 310.9 miliardë lekë të ardhura. Por kjo shifër ishte caktuar 323.9 miliardë lekë në ligjin për buxhetin e shtetit, të miratuar në fund të vitit 2015 nga Kuvendi i Shqipërisë. Shifra është më e ulët edhe se ajo e përcaktuar në Aktin Normativ të mes-vitit, që sanksiononte për këto të ardhura nivelin 320.9 miliardë lekë, duke parashikuar se objektivi i parë nuk ishte e mundur të realizohej. Në këtë mënyrë, të ardhurat e buxhetit të shtetit nuk janë realizuar, duke krijuar një gropë 100 milionë euro.

Ndërkohë, edhe shpenzimet kanë qenë gjithashtu me mosrealizim në masën 5.8 për qind. Nga 358.3 miliardë lekë të planifikuara në fund të vitit 2015, në Aktin Normativ të rishikimit të Buxhetit shifra u korrigjua shumë pak, në 356.6 miliardë lekë, por tani Buxheti Faktik tregon se shpenzimet kanë qenë vetëm 337.6 miliardë, pra 156 milionë euro më pak.

Rënie e ndjeshme nga planifikimi është ajo e të ardhurave të pushtetit vendor. Sipas projektligjit, shifra e caktuar në ligj ishte 49.6 miliardë ne fillim të vitit, kaloi në 48.3 me Aktin e parë Normativ, për t’u rritur sërish në 51.5 miliardë në Aktin e dytë të fundvitit. Por parashikimet kanë qenë të gabuara, duke qenë se vendorët arkëtuan vetëm 43 miliardë lekë, pra 12.3 për qind më pak se shifra që mendohej.

Edhe më i ulët është rezultati i përformancës në fushën që mbulon institucioni i pronave. Ishte parashikuar që të ardhurat e Agjencisë së kthimit dhe Kompensimit të Pronave (sot Agjenvia e Trajtimit të Pronës) të ishin në masën 3 miliardë lekë. Kjo shifër u rrit edhe më tej në Aktin Normativ të mesvitit në 3.6 miliardë lekë, por gjithsej u arkëtuan vetëm 1.7 miliardë. Kjo ishte 43.3 për qind më e ulët se ajo që synohej. Ndërkohë, shpenzimet e Agjencisë ishin dy herë më të larta: 3.5 miliardë lekë, pra duke përdorur rezervat e qeverisë.

Ndërsa edhe sigurimet shëndetësore kanë shënuar mosrealizim të vogël nga plani (-1.4%), të ardhurat e Institutit të Sigurimeve Shoqërore ishin në terren pozitiv, me një tejkalim prej afro 38 milionë eurosh, ose gati 7 për qind më shumë se sa ishte planifikuar.   
 
Tabela
 
Buxheti i planifikuar dhe faktik për vitin 2016 (në miliardë lekë)
 
Zëri                       Ligji  Akti Normativ 1      Akti Normativ 2      Buxheti Faktik
 
Buxheti i shtetit Të ardhura      323.9  320.9                320.9                310.9
Buxheti i shtetit Shpenzime 358.3  356.6                356.6                337.6
Buxheti vendor Të ardhura  49.6   48.3                 51.5                 43
Buxheti vendor Shpenzime   49.6   49.6                 48.3                 43.6
Sigurime Shoqërore         108.2  107.1                110.7                115.7
Sigurime Shëndetësore             36.3   36.4                 35.8                 35.8
Agjencia e Pronës          3      3.6                  3.6                  1.7
Deficiti                   -38    -35.7                -36.7                -26.7               
buxheti dhe te ardhurat

 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Sanksionet ndaj kompanisë së naftës, DASH i përgjigjet Vuçiçit: S’ka biznes të zakonshëm me Rusinë

Sanksionet ndaj kompanisë së naftës, DASH i përgjigjet Vuçiçit: S’ka biznes të zakonshëm me Rusinë