Buxheti i 2014, hyn taksa progresive,
ndërhyrje në TVSH
Nisin përgatitjet, pritet auditi i “Deloitte”. Hyn taksa progresive, lëviz akciza
TIRANE- Ka nisur puna për përcaktimin e përparësive të buxhetit të shtetit për vitin e ardhshëm. Sipas burimeve nga ministria e Financave, mbi bazën e ndryshimeve të miratuara pak ditë më parë në buxhetin 2013, ka nisur hartimi i projekt-buxhetit të vitit të ardhshëm.
Ndërkohë, për “dorën e fundit” të draftit priten përfundimet e auditimit të financave publike nga kompania “Deloitte”, si dhe ardhja e një grupi ekspertësh nga FMN dhe BB për të analizuar situatën financiare në vend. Analiza e tyre pritet të fokusohet jo vetëm te buxheti, por edhe te hartimi i paketës fiskale që do të shoqërojë atë në Kuvend.
Pikat kyçe të “reformës” duhet të jenë taksimi progresiv, ndryshimi i regjimit të akcizës, por edhe ndërhyrje te TVSH-ja me shkallëzime të caktuara.
Ekspertë të dy institucioneve financiare ndërkombëtare kanë këshilluar prej kohësh qeverinë shqiptare që të të jetë e kujdeshme në menaxhimin e financave publike, por edhe në hartimin e një buxheti sa më realist.
Vetëm pak ditë më parë Kuvendi miratoi një Akt Normativ, që mori me të drejta të plota fuqinë e ligjit, ku u ndryshuan treguesit fiskalë të buxhetit të këtij vitit. Sipas këtij Akti, të ardhurat, që ishin parashikuar nga qeveria e mëparshme në masën 360.6 miliardë lekë, do të kalojnë në vetëm 321.9 miliardë, një ulje që është diktuar nga performanca shumë e dobët e Tatimeve dhe Doganave gjatë 9 muajve të këtij viti.
Sa u përket shpenzimeve, pavarësisht nga ulja e ndjeshme e të ardhurave, ato qëndrojnë të pa ndryshuara në 405.4 miliardë lekë. Në këto kushte, sikurse është paralajmëruar gjatë gjithë këtyre ditëve, se deficiti buxhetor thuajse do të dyfishohet, duke kaluar nga afro 48.9 miliardë lekë, që parashikohej në ligjin fillestar të Buxhetit të Shtetit për vitin 2013, në 83.4 miliardë lekë.
Shkrimi u publikua sot (29.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)Redaksia Online(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
66.9%
-
Jo
29.9%
-
Nuk e di
3.2%
Vota total: 3805
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Izraeli i përgjigjet Jemenit, kryen sulme hakmarrëse ndaj rebelëve Huthi
10 Janar, 22:44
-
Protesta në Sllovaki kundër raporteve më të ngushta me Rusinë
10 Janar, 22:25
-
Trump nuk e ka ftuar kryekomisioneren Ursula von der Leyen në inaugurimin e tij më 20 Janar
10 Janar, 22:23
-
'Kuptimi i drejtësisë', ‘Elektroshok’ nga profesor Ardian Ndreca
10 Janar, 22:13
-
Kryeministri Rama viziton Romën të hënën për prezantimin e ‘Giro d'Italia’! Nuk ka konfirmim për takim me Melonin
10 Janar, 22:02
-
Orë kritike për Kryepiskopin Anastas, besimtarët mblidhen mes lutjesh në kishën e Ungjillëzimit në Tiranë (VIDEO+FOTO)
10 Janar, 21:56
-
6 miliardë dollarë, si ia mori Shqipëria Kinës, Rusisë dhe Jugosllavisë?! Esencë-Report Tv
10 Janar, 21:34
-
Ambasadorja shqiptare në Greqi, Luela Hajdaraga, viziton për herë të tretë në spital Kryepeshkopin Anastas
10 Janar, 21:32
-
Mero Baze: E drejta për të folur nuk është baraz me të drejtën për t’u dëgjuar
10 Janar, 21:30
-
Çfarë do të thotë urdhri i ri ekzekutiv i Presidentit Biden për Ballkanin Perëndimor?
10 Janar, 21:28
-
Udhëtonte shpesh mes kufirit Shqipëri-Itali, 27-vjeçarit shqiptar i gjendet dhoma e hotelit e mbushur me kokainë! Merrte makinë me qira për ta shpërndarë
10 Janar, 21:28
-
‘Xibraka’/ Gaz Bardhi irritohet me SPAK pas përfundimit të hetimeve për Olsi Ramën: Jeni kthyer në qesharakë, as nuk hetuat fare, po bëni shqiptarët për budallenj
10 Janar, 21:23