Buxheti i 2025-ës për kulturën, Gonxhe: 55 % më i lartë! Arti dhe trashëgimia, 40 % të gjithë investimeve të MEKI

Kultura do të marrë 40% të të gjithë buxhetit të parashikuar për investime nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, një shifër për 1.78 miliardë leshësh ose rreth 178 milionë euro. Vetë kreu i MEKI, Blendi Gonxhja, teksa prezantoi në Komisionin e Edukimit buxhetin për kulturën në dikasterin që drejton tha se kultura do të ketë një rritje buxhetore këtë vit prej rreth 20%, por krahasuar me atë që ishte parashikuar në fillim të 2024 pa ndryshimet buxhetore gjatë vitit rritja është edhe më e madhe, mbi 55%. 

Prioritet në investime do të ketë dy programe themelore, programet për artin dhe trashëgimia kulturore. Në buxhet është parashikuar që një fokus i veçantë t’i jepet edhe ndërtimit të një baze talentesh, duke investuar dhe te fëmijët dhe të rinjtë, në zgjerimin e rrjetit të industrive kulturore dhe krijuese, për të rritur vlerën socio-ekonomike.

Gonxhe foli edhe për rijetëzim të shumë qendrave kulturore rinore artistike kudo në vend. Po ashtu, në veçanti do të ketë investime në kinematografi dhe në pjesën audiovizuale. Një tjetër gjë që ai bëri me dije është se gjatë 2025-ës do të zhvillohen për herë të parë edhe “Ditët shqiptare në botë”, një aktivitet që do të vijojë krahas Javëve kulturore ndërkombëtare në Shqipëri, duke vënë theksin te ajo që Gonxhe e quajti “diplomacia ekonomike”.

Lajm i mirë është edhe projekti për rikonstruksionin dhe zbatimin e investimit për mbrojtjen nga zjarri dhe shpëtimin në Bibliotekën Kombëtare.

“Do të vendoset një sistem elektronik i avancuar alarmi dhe kundër vjedhjeve në sallat kryesore të Bibliotekës Kombëtare.”, - u shpreh Gonxhe.

Përsa i përket trashëgimisë kulturore dhe muzeve, buxheti për vitin e ardhshëm shkon deri në 1.13 miliardë lekë.

 

“Restaurohen 10 objekte monumente kulure, kisha e Shën Kollit në Krutje të Lushnjës, rehabilitohet një pjesë e burgut të Spaçit.  Projekt tjetër është restuarimi i Kishës së Ungjillizimit në Kozarë, resataurimi i Muzeut arkeologjik në Korçë, hartimi i projektit Shtëpia e arbëreshëve dhe në 2026 do të fillojë investimi në këtë muze.”, - bëri me dije ministri.

 

Ndërkohë, në Komision u prezantua edhe projektbuxheti për ISKK. Çelo Hoxha drejtues i këtij institucioni ngriti si problem çështjen e zyrave, që mungojnë prej dy vjetësh.

B.G/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    2 Dhjetor, 11:38

    Buxheti 2025, a duhet pranuar amendamenti i PD-së për minimumin jetik?



×

Lajmi i fundit

Vrojtimi i BSH/ Ndërtimi optimist, rritet kërkesa për prona! Turizmi ‘pesimist’, ndikoi rënia e ‘bumit’ të sezonit veror! Besimi në ekonomi u ul me 0,4% në Nëntor

Vrojtimi i BSH/ Ndërtimi optimist, rritet kërkesa për prona! Turizmi ‘pesimist’, ndikoi rënia e ‘bumit’ të sezonit veror! Besimi në ekonomi u ul me 0,4% në Nëntor