Buxheti, Komisioni i Ligjeve i shton 
 2 mld lekë ministrisë së Manjanit

Buxheti, Komisioni i Ligjeve i shton <br /> 2 mld lekë ministrisë së Manjanit
TIRANE- Komisioni i Ligjeve ka rënë dakord t'i kërkojë Komisionit të Ekonomisë një shtesë fondi prej rreth 2 miliardë lekë Ministrisë së Drejtësisë pas kërkesës së kësaj të fundit. Zëvendësministri i Drejtësisë Arben Isaraj tha në Komision se hapja e burgjeve të reja dhe rikonstruksioni i disa godinave kërkon disa fonde shtesë. “Duam shtesë fondesh. Duam 681 milionë shtesë për shpenzime personeli. Do hapim paraburgimin e Shkodrës me 400 veta. 154 milionë na duhen për pagesat e CEZ dhe Ujësjellësit për burgjet. Kërkoj ndihmë edhe për 1miliardë lekë në zërin e investimeve. Do të bëjmë rikonstruksion e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve dhe ministrinë e drejtësisë.

Fond shtesë për avokaturën e shtetit se ka 45 personel më shumë si dhe kanë rikonstruksion godine”-tha Isaraj. Anëtari i Komisionin e Ligjeve, Bashkim Fino, relator i çështjes kritikoi Ministrinë e Financave për mospërputhje. “Më vjen keq që nuk jemi koordinuar me qeverinë dhe këto diskutimeve të ishin bërë që atje. Pse nuk i ka rakorduar këto shifra Ministria e Financave? Efektet financiare të VKM-ve duhet të ishin parashikuar”,-tha Fino. Përfaqësuesja e Ministrisë së Financave tha se shifra është e lartë dhe është e pamundur të pranohet. Por kjo nuk e bindi socialistin Fino. “Kam oponencë të fortë ndaj Ministrisë së Financave. Janë futur 45 veta tek Avokatura e Shtetit me vendim qeverie. Në organike është shtuar vetëm një person. Në këtë pikë duhet ishin +45. Sugjeroj që 10 VKM duhet të shoqërohen me fonde për zyrat e reja ku janë transferuar institucionet. Edhe për burgun e Shkodrës fondi të jetë që tani”-tha Fino.

Komisioni i Ligjeve diskutoi në mbledhjen e djeshme edhe buxhetin për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. “Duam shtesë 8 mln lekë për mirëmbajtjen e godinës”, tha Luzi. Por lidhur me këtë reagoi deputeti Fino, i cili tha se “Problemi kryesor i KQZ është struktura”. “17.4 milionë nevojiten për mallra dhe shërbime, dhe 19 milionë për rishikimin e strukturës së KQZ”, tha Luzi. “Sa i takon strukturës së KQZ jemi para strukturës që ishte që në 2002 dhe nuk janë reflektuar ndryshime. Është bërë e domosdoshme ndryshimi i kësaj strukture dhe duam të ndërhyjmë në disa drejtori si e ajo e financës, që duam ta shtojmë me një sektor që ka të bëjë me auditimin e financave të partive, si dhe drejtorinë e marrëdhënieve me jashtë dhe drejtorinë e trajtimit të zgjedhësve”, tha Luzi.


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 25 Nentor 2015

Redaksia Online
(e.m/shqiptarja.com) 

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Dash Sula kritika për draftin e Zgjedhores: E keni sjellë në Komision gjysmë ore para, e keni vulosur! Gjithçka tjetër kot

Dash Sula kritika për draftin e Zgjedhores: E keni sjellë në Komision gjysmë ore para, e keni vulosur! Gjithçka tjetër kot