TIRANE- 2700 monumente kulturore të cilat datojnë të regjistruara prej viteve 1980 do të kenë mundësi të zonifikohen dhe mbrohen nga buxheti i Ministrisë së Kulturës 2015, të cilët deri më tani kanë qenë në harresë. Buxheti në total i Ministrisë së Kulturës për vitin 2015 është 1 miliard e 570 milionë lekë, dhe krahasuar me një vit më parë janë 1.5 milion lekë më shumë.
Ministrja e Kulturës, tha se tre janë prioritetet ku do të investohet ne vitin 2015, në planifikim menaxhim, në trashëgiminë kulturore, si dhe në mbrojtjen dhe zhvillimin e artit dhe kulturës.
Një fond i posaçëm do të kalojë për qendrën muzeale “Marubi” në Shkodër, 35 milionë lekë për muzeu e ikonës në Korçë, investim për varrezat çame, si dhe për Festivalin Folklorik të Gjirokastrës, i cili do të mbahet në prill të 2015.
Pjesë e investimeve për vitit 2015 është edhe Piramida”, lidhur me të cilën ministrja Kumbaro theksoi se po bëhet një vlerësim teknik i saj, si dhe për të shfrytëzuar hapësirat për evenimente kulturore të ndryshme.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com