Buxheti “doli nga binarët”, shifrat
flasin për thellim të defiçitit
Financat publike duket se kanë marrë të tatëpjetën. Edhe shifrat e muajit qershor flasin për rënie të mëtejshme të të ardhurave buxhetore, që kanë sjellë 65 milionë euro më pak se planifikimi në arkën e shtetit.
TIRANE - Deficiti buxhetor, që duket se ka dalë jashtë kontrollit qeveritar, ka vazhduar të thellohet edhe gjatë muajit qershor. Referuar të dhënave të para paraprake të ministrisë së Financave, të ardhurat nga administrata fiskale llogariten të jenë rreth 5.5 miliardë lekë më pak se planifikimi që ishte bërë në fund të vitit të kaluar, kur është hartuar ligji i buxhetit 2013. Të ardhurat tatimore rezultojnë 3,1 miliardë lekë më pak se plani, ndërsa të ardhurat nga doganat janë 2,4 miliardë lekë më pak.
Sipas këtyre të dhënave, të ardhurat e grumbulluara gjatë 30 ditëve të qershorit llogariten të jenë 21,2 miliardë lekë, ndërkohë që në fillim të vitit ishin planifikuar në vlerën 30,3 miliardë lekë. Kjo do të thotë që administrate fiskale ka krijuar një “gropë” prej 65 milionë eurosh, ndërkohë që edhe krahasuar me të njëjtën periudhë të një vitit më parë, përsëri niveli i mbledhjes së të ardhurave është në rënie.
Në qershor të vitit të kaluar të ardhurat nga tatimet dhe doganat ishin në vlerën 23,8 miliard lekë, ose 2,6 miliardë më shumë se muaji qershor i këtij viti. Pra, kemi një rritje të deficitit buxhetor nga 3,9 miliardë që ishte planifikuar, në 5,5 miliardë lekë vetëm për muajin Qershor. Performanca jo e mirë në realizimin e të ardhurave, e ka shoqëruar administratën fiskale gjatë gjithë këtij viti.
DEBATI
Në programimin vjetor të buxhetit të ardhurat ishin llogaritur të jenë në vlerën 360,6 miliardë lekë, shpenzimet në 409,5 miliardë lekë dhe deficiti në vlerën 48,9 miliardë lekë. Kjo performancë e dobët deri tani ka qenë shkaku kryesor që ka patur një ngurim të fuqishëm nga ana e ministrit të Financave Ridvan Bode për të zbatuar që në korrik rritjen e premtuar të pagave e pensioneve, kur një gjë të tillë e ka kërkuar me këmbëngulje kryeministri Berisha.
Një gjë e tillë gjeti pasqyrim edhe në informacionet e medias, pas të cilave kryeministri në detyrë nxitoi të shpallë në Fecabook se pagat dhe pensionet do të rriten. Nisur nga rezultatet financiare, kuptohet që ky shpenzim do të jetë në kurriz të investimeve dhe shpenzimeve të tjera, duke thelluar borxhin e qeverisë ndaj subjekteve private, që do t’i lihet stafetë qeverisë së re.
PAGA MINIMALENë mbledhjen e djeshme të Këshillit të Ministrave, kreu i Ekzekutivit Sali Berisha njoftoi se u mor vendimi për rritjen e pagës minimale, e cila kalon nga 21 mijë, në 22 mijë lekë të reja në muaj. Kjo do të thotë se as subjektet private nuk mund të deklarojnë paga më të ulta për punonjësit e tyre. Rritja është rreth 4.7 për qind, por kryeministri e shpalli 11 për qind, duke përfshirë në këtë llogaritje edhe përfitimin nga heqja e taksës 10% për pagat deri në 30 mijë lekë.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 04.07.2013
Redaskia Online
(b.m/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
22.1%
-
Të gabuar
70.8%
-
Nuk e di
7.1%
Vota total: 521
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Durrës/ Në kërkim për armëmbajtje pa leje dhe shitje narkotikësh, arrestohet 41-vjeçari (EMRI)
27 Nëntor, 12:41
-
VIDEO/ Pak sekonda në fushë, Jasir Asani shënon golin e 7-të në Championsin aziatik
27 Nëntor, 12:40
-
Komisioni për Ekonominë dhe Financat miraton Buxhetin 2025, më 3 Dhjetor kalon në seancën plenare në Parlament
27 Nëntor, 12:39
-
DOSJA/ '1 milimetër afer zemrës!' SPAK identifikon 'marinsin' që pagoi Suel Çela për atentatin ndaj Ardjan Çapjas! Bleu snajperin 50 mijë euro në Kosovë
27 Nëntor, 12:36
-
Gurabijet 5-lekëshe të nostalgjisë nga zonja Albana
27 Nëntor, 12:22
-
Tartë me perime me petë sfoliat nga zonja Albana
27 Nëntor, 12:16
-
‘Të kam xhan’, zbardhen bisedat mes ish-kryegjyqtares dhe Suel Çelës: Ti më ke mua, unë të kam ty
27 Nëntor, 12:08
-
Sallatë pikante me patëllxhanë nga zonja Albana
27 Nëntor, 12:05
-
Dosja/ 'Ja kam tregu të gjitha shokut... Qysh e tham zoti un ti zjarrmi dhe shoku..' Dalin bisedat e anëtarit të grupit të Suel Çelës me Dedan Gjonin
27 Nëntor, 12:00
-
Humbja tenistike në Champions League, Qazim Laçi: Ç’të them, gjithçka e gabuar
27 Nëntor, 11:58
-
GJKKO liroi Berishën, Jozefina Topalli: Forca e së drejtës është më e madhe se pushteti i padrejtësisë
27 Nëntor, 11:50
-
GJKKO liroi Berishën, Bardhi: Fitore politike e tij! Iu pengua për 1 vit aktiviteti liderit të opozitës
27 Nëntor, 11:41