Shuma e akorduar nga qeveria e Kosovës për rivarrimin e heroit Kombëtar Isa Boletini në Mitrovicë do të arrijë deri në 50 mijë euro.
Gjithashtu qeveria e Kosovës ka përcaktuar edhe datën se kur do të bëhet rivarrimi i Heroit Kombëtar, Isa Boletini dhe është pikërisht në datën 28 nëntor dhe ky proçes do të vij në kujdesin e veçantë të Kryeministrit në detyrë, Hashim Thaçi.
Vërtetësia e eshtrave të Isa Boletinit u konfirmua në Strasburg, pas tre vitesh ekzaminimesh, me nismën e institucioneve vendore.
Me çështjen e ekzaminimit të tyre është marrë Arsim Gërxhaliu, drejtori i Departamentit të Mjekësisë Ligjore në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë.
Identifikimi i tyre ka qenë një gëzim i madh për pasardhësit e heroit që banojnë në Boletin të Mitrovicës.

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com