Buxhuku: Kosovë-Shqipëri
bashkim në energjetikë

Buxhuku: Kosovë-Shqipëri<br />bashkim në energjetikë
TIRANE- Bashkimi kombëtar mbi bazë ekonominë, e rithënë edhe një herë nga kryeministri Edi Rama në sallën e Parlamentit të Kosovës, është pritur mirë nga ekspertët e ekonomisë shqiptare. Ata kanë vlerësuar idenë e Ramës për të pasur një bashkëveprim ekonomik mes Kosovës dhe Shqipërisë, ku u theksua fakti që përtej fjalëve projeketet duhet të materializohen. Në një intervistë për gazetën “Shqiptarja.com” Administratori i Përgjithshëm i Konfindustrisë Gjergj Buxhuku e ka vlerësuar këtë hap të Ramës, me argumentin se kjo do të çojë në një rritje ekonomike të të dyja vendeve. Duke folur për sigurinë energjitike të hapësirës mbarëshqiptare, Buxhuku ka nënvizuar se “Shqipëria është vendi i dytë në Europë për nga sasia relative e burimeve ujore dhe njëkohësisht Kosova është në vendet e para në botë për pasurinë relative të rezervave të thëngjillit sipërfaqësor”. Dhe sipas tij, ndërthurja dhe menaxhimi i përbashkët i dy sistemeve energjitike të Shqipërisë dhe Kosovës do të mund të përkthehej në një burim të jashtëzakonshem mirëqënie për qytetarët tanë.

Dhe kjo sipas Buxhukut nuk ka kosto të madhe krahasuar me të ardhurat që do të përfitohen. Ndërsa bashkimi doganor Shqipëri-Kosovë, sipas tij, është plotësisht i mundur dhe njëkohësisht i nevojshëm. Për sa i përket, ngritjes së komitetit të përbashkët Shqipëri-Kosove për të cilin ka folur kryeministri i Republilkës së Shqipërisë Edi Rama në Kosovë, sipas Buxhukut vonesa e ngritjes së tij është e pafalshme. “Duhet të kuptojmë që është e pashpjegueshme dhe njëkohësisht e pafalshme, që ndërkohë që kemi kryer atë çka është më e vështira: investime të mëdha financiare në infrastrukturë për ndërtimin e Rrugës së Kombit në shifra marramendëse prej mbi 2 miliard euro për shumë vite nuk bëjmë më të lehtën: përmirësimet ligjore të nevojshme për krijimin e tregut të përbashkët. Kjo bën që dhe investimet e kryera të mos kenë efektivitet të plotë financiar, duke shkaktuar humbje të mëdha për ekonominë kombëtare. Për më tepër krijojmë edhe problematika tërësisht absurde!”, është shprehur Buxhuku gjatë intervistës për gazetën “Shqiptarja.com”.

 
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama në një vizitë në Kosovë ka filur në Parlament mbi një bashkim mes dy vendeve në sektorin ekonomik. Ai ka folur për siguri energjitike të hapësirës mbarëshqiptare. Si mund të arrihet dhe çfarë kosto ka?
Mendoj se është lëvizje e duhur për të mbështetur dhe shtyrë më tej përmbushjen e një domosdoshmërie, që ka lidhje me vetë zhvillimin ekonomik dhe mirëqënien e gjithë qytetarëve shqiptarë kudo ata ndodhen në Shqipëri, Kosovë, etj. Për të qenë të vërtetë krijimi i një tregu të përbashkët energjitik Shqipëri-Kosovë është një ide, që është përmendur shpesh edhe më parë në nivelet vendimarrëse politike. Askush nuk e vinte në dyshim, por pa dyshim nuk është bërë mjaftueshëm. Në fakt shqiptarët kanë një pasuri të jashtëzakonshme energjitke të dhuruar nga natyra. Shqipëria është vendi i dytë në Europë për nga sasia relative e burimeve ujore dhe njëkohësisht Kosova është në vendet e para në botë për pasurinë relative të rezervave të thëngjillit sipërfaqësor. Kjo do të thotë që ndërthurja dhe menaxhimi i përbashkët i dy sistemeve energjitike të Shqipërisë dhe Kosovës do të mund të përkthehej në një burim të jashtëzakonshem mirëqënie për qytetarët tanë.
 
Çfarë mund të arrihet më këtë?
 Kemi mundësi që jo vetëm të plotësojmë tërësisht të gjithë nevojat tona por njëkohësisht të eksportojmë sasi të mëdha energjie me çmim të lartë. Në këtë kuptim është e domosdoshme që të zbatohen sa më shpejt projekte të tilla si linja 400kv Vau Dejes-Prizren, ndërtimi i TEC “Kosova e Re” 700-800 MGW dhe projekti i linjës së interkonjeksionit Shqipëri-Itali. Theksojmë se roli dhe bashkëpunimi i dy qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës në financimin dhe zbatimin e 2 projekteve të fundit është i domosdoshëm. Në Forumin Ndërkombëtar të 28 majit u theksua nga specialistët më të njohur ndërkombëtare që forma më e mirë është bashkëpunimi publik-privat/PPP. Të shpresojmë që të kemi kthimin e fjalëve në vepra në një kohë sa më të shpejtë.
 
Prisni që nga kjo të ketë fitim të konsiderueshëm?
 Kostot janë absolutisht të përballueshme krahësuar me përfitimet. Për më shumë, nëse do të dimë të hapim rrugë të reja financimi ku thithja e kursimeve nga minimumi 15 milion shqiptarët kudo në botë nëpërmjet aktivizimit të Tregut të Kapitaleve/Bursës së Tiranës do të ishte mekanizem kryesor i munguar dhe anashkaluar deri më tash.
 
Strategjia mbarëkombëtare për bujqësinë mund të zgjidh dhe problemet e import-eksportit Shqipëri-Kosovë? Bashkimi doganor sa është i mundur dhe sa i ndihmon shtetet në rritjen ekonomike?
 
Natyrisht që po. Duhet të kuptojmë se problemet e import- eksportit Shqipëri- Kosovë janë në thelbin e tyre përplasje të interesave private të lobeve të caktuara tregtare të të dyja vendeve në kundërshtim të plotë me interesat publike të shqiptarëve në përgjithësi. Për më shumë në pjesën më të madhe në lojë janë edhe kompani të huaja. Natyrisht edhe politika ndërhyn për përfitime të çastit duke krijuar gjendje krejtësisht të paarsyeshme. Raste të tilla si çështjet e patates, cimentos dhe deri te rasti shumë i rëndë i qumështit të markës shqiptare nuk duhet të përsëriten. Duhet të kuptojmë se vetëm krijimi i një tregu të përbashkët 6-7 milion konsumatorësh mund të bëjë të përligjë dhe të shpëtojë nga falimentimi prodhuesit vendorë në bujqësi dhe industri.
 
A jemi ende në kohë për të realizuar këtë treg?
 Çdo vonesë në kushtet e integrimit të përbashkët të Shqipërisë dhe Kosovës në Bashkimin Europian do të bëjë që gjithmonë e më shumë prodhuesit vendorë të rrënohen përballë konkurences jashtëzakonisht të egër të prodhimeve të huaja.
 
A e mendoni realisht të mundur bashkimin doganor midis dy vendeve?
 Në këtë kuptim bashkimi doganor Shqipëri-Kosovë është plotësisht i mundur dhe njëkohësisht i nevojshëm. Nisma e Qeverisë së Shqipërisë për kalimin në menaxhim privat të doganave mund të jetë i vlefshëm edhe për të shpejtuar një menaxhim të përbashkët të doganave Shqipëri- Kosovë në përfitim të drejtpërdrejtë të biznesit dhe qytetarëve shqiptare.
 
A ka nevoje legjislacioni tregtar i të dy shteteve shqiptare të përmirësohet për të lehtësuar procesin e krijimit të tregut mbarëshqiptar? A është i nevojshem ngritja e një komiteti të përbashkët Shqipëri-Kosove për të cilin ka folur kryeministri i Republilkës së Shqipërisë Edi Rama?
 Natyrisht që për të arritur krijimin e Tregut të Përbashkët Shqiptar kërkohet ndryshim legjislacioni dhe jo vetëm tregtar. Rëndësi ka që vullneti politik i shprehur të mos mbetet vetëm në fjalë. Për sa më sipër kemi shembuj të ngjashëm edhe nga vendet e zhvilluara të Bashkimit Europian dhe Europës, si p.sh rasti i vendeve të BENELUX, EFTA, pakti i Vishegradit, etj. Krijimi i Komitetit të Përhershëm Ekonomik Shqipëri-Kosovë është i nevojshëm.
 
Ku i shihni difektet e deritanishme në integrimin dypalësh?
 Duhet të kuptojmë që është e pashpjegueshme dhe njëkohësisht e pafalshme, që ndërkohë që kemi kryer atë çka është më e vështira: investime të mëdha financiare në infrastrukturë për ndërtimin e Rrugës së Kombit në shifra marramendëse prej mbi 2 miliard euro për shumë vite nuk bëjmë më të lehtën: përmirësimet ligjore të nevojshme për krijimin e tregut të përbashkët. Kjo bën që dhe investimet e kryera të mos kenë efektivitet të plotë financiar, duke shkaktuar humbje të mëdha për ekonominë kombëtare. Për më tepër krijojmë edhe problematika tërësisht absurde!

 
Tregu i përbashkët

Duhet të kuptojmë që është e pashpjegueshme dhe njëkohësisht e pafalshme, që ndërkohë që kemi kryer atë çka është më e vështira: investime të mëdha financiare në infrastrukturë për ndërtimin e Rrugës së Kombit në shifra marramendëse prej mbi 2 miliard euro për shumë vite nuk bëjmë më të lehtën: përmirësimet ligjore të nevojshme për krijimin e tregut të përbashkët. Kjo bën që dhe investimet e kryera të mos kenë efektivitet të plotë financiar, duke shkaktuar humbje të mëdha për ekonominë kombëtare. Për më tepër krijojmë edhe problematika tërësisht absurde!
    
Bashkimi doganor
Në këtë kuptim bashkimi doganor Shqipëri-Kosovë është plotësisht i mundur dhe njëkohësisht i nevojshëm. Nisma e Qeverisë së Shqipërisë për kalimin në menaxhim privat të doganave mund të jetë i vlefshëm edhe për të shpejtuar një menaxhim të përbashkët të doganave Shqipëri- Kosovë në përfitim të drejtpërdrejtë të biznesit dhe qytetarëve shqiptare.
 
Shkrimi u publikua sot (19.09.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë