Buzëqeshja e 5-vjeçarjes nga qyteti i Zelenskyt në një vepër arti si simbol i rezistencës, artisti JR: Ky fëmijë na kujton se ukrainasit po luftojnë

Ndërsa shumë prej ukrainasve, detyrohen të largohen nga vendi i tyre për shkak të sulmit rus, fotografi e artisti francez me pseudonimin JR, ndërmerr një nismë të rëndësishme: Shkon në Ukrainë për tu dhënë kurajë njerëzve, përmes një gjesti simbolik. JR ka kaluar kufirin përmes Polonisë duke mbërritur deri në Leopoli, ku ka përgatitur një instalacion gjikand.

Përballë pallatit të Operas, në një nga sheshet kryesore të qytetit, ai ka riprodhuar në kanavacë imazhin e buzëgjeshur të një vogëlusheje 5-vjeçareje ukrainase të quajtur Valeria. Fotografia ka qenë në kopertinën e “Time” me titullin “Qëndresa e Ukrainës”. Vajza e vogël është nga Kryvyi Rih, vendlindja e presidentit Zelenski dhe tanimë është bërë simbol i këtij vendi.


Lajmi kryesor:

Boris Johnson: Putin si tregtar droge i varur nga gazi i tij! Luftimet në rrugët e Mariupol pengojnë shpëtimin e të mbijetuarve në teatrin e bombarduar! Kievi thirrje Kinës: Dënoni këtë barbarizëm


M.Q./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

  PAMJET E RENDA/ U ekzekutua para pallatit, momenti kur biznesmeni Eduart Reçi qëllohet me plumb në kokë dhe bie në tokë

PAMJET E RENDA/ U ekzekutua para pallatit, momenti kur biznesmeni Eduart Reçi qëllohet me plumb në kokë dhe bie në tokë