'Bëra hundën se më erdhi në majë të hundës', këngëtarja tregon arsyen e ndërhyrjes

Njerëzve të ekranit , përveç pyetjeve mbi profesionet apo projektet e aktivitetet e tyre, iu drejtohen pyetje të shpeshta edhe mbi jetën private. Këtë gjë bëri edhe moderatori Alban Musa mëngjesin e sotëm në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv, me këngëtaren Gerta Mahmutaj. Musa i parapriu faktit që pyetja e rradhës ishte shumë e ezauruar dhe enkas i kërkoi Mahmutajt më shumë detaje mbi marrëdhënien e saj me Aurela Gaçen, e cila veçse një divë e skenës shqiptare është edhe kunatë me Gertën. Ndaj edhe me të qeshura Gerta është përgjigjur se i erdhi në majë të hundës duke folur për këtë gjë, e kështu vendosi të bënte edhe hundën.

"Nuk di çfarë të them për këtë pyetje, është një pyetje që më ka ardh në majë të hundës, prandaj e ndryshova hundën, se ishte kulmi.",- tha Mahmutaj në studion e "Rreze Dielli"

Këngëtarja ishte e ftuar mëngjesin e sotëm për të na njohur edhe me këngën e saj më të fundit “Kush je ti”, bashkëpunim që vjen me njeriun e saj të zemrës, John Van Ride.

Këngëtarja Gerta Mahmutaj në studion e 'Rreze Dielli'

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni punën e Gjykatave e Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Emisioni i Rai-t, Rama për Corriere:  I neveritshëm, paragjykime për Shqipërinë! Ndërhyva për të mbrojtur imazhin e vendit tim

Emisioni i Rai-t, Rama për Corriere:  I neveritshëm, paragjykime për Shqipërinë! Ndërhyva për të mbrojtur imazhin e vendit tim