By Pass i Fierit e Vlorës
PS: I vonuar, PD: Spekuloni

By Pass i Fierit e Vlorës<br />PS: I vonuar, PD: Spekuloni
TIRANE- Pr/ligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së huaj ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Europiane për Rindërtim e Zhvillim BERZH, për financimin e projektit të by pass të rrugës të Fierit dhe të Vlorës” ka ngjallur debate të ashpra mes maxhorancës dhe opozitës në seancë ne sotme në Kuvend. Opozita akuzon qeverinë për zvarritje, projekt të vonuar, copëzime dhe mospërfundim të projekteve rrugore. Reagon Olldashi: Projekti transparent, financim i BERZH e BIE.

ORA 16:46 BALLA: SALI, EJA NE PROKURORI ME MUA
Na telefonoi një banor, i cili tha se Bujani është i bllokuar nuk ka ilace ka të sëmurë, nevojitet ndërhyrje nga ajri për ndihmat. Ka pesë komuna që kanë nevojë urgjente për barna, do doja mbështetjen e qeverisë për të dhënë ndihmat.

Policia e shtetit është e shthurur dhe e çorganizuar, është një polici tërësisht e inkriminuar. Vrasjet e 21 janari ishin vrasje të paramenduara. Sali berisha kam një këshillë për ty, eja edhe ti me mua në prokurori të pyetesh. Eja me mua dhe ndoshta jeta të jep një shans për të qënë më e mirë me ty, me zbardhjen e krimeve tuaja, edhe ti vetë Sali do jesh i qet. Nuk të uroj fatin e tiranëve të botës, të cilët dihet si përfundojnë.

ORA 15:30 – MIRATOHEN MARRËVESHJET PËR RRUGËT
Deputetët në Kuvendin e Shqipërisë kanë miratuar dy marrëveshjet e propozuara nga qeveria për huatë në ndërtimin e by pass të Fierit si edhe të rrugës Tiranë – Elbasan. Marrëveshja me BERZH për ndërtimin e by pass-it të Fierit ka marrë 126 vota ndërsa 9 të tjerë nuk kanë votuar.
Po kaq vota ka marrë edhe marrëveshja me qeverinë e Abu Dabit për financimin e rrugës Tiranë – Elbasan.

ORA 12:45 – BODE: PS BËN APOLIGJINË E BORXHIT, NE RRUGËT
Ministri i financave Ridvan Bode akuzoi socialistët se hedhin shpifje mbi cdo investim në infrastrukturën e vendit. Duke folur për projektin e ndërtimit të rrugës Tiranë – Elbasan – Kapshticë, Bode tha se projekti është tërësisht transparent.
“Në kohën tuaj merrni borxh nga lekët e shqiptarët dhe thelluat borxhin e brendshëm. Ju bëni apologjinë e borxhit, ndërsa ne do bëjmë rrugë në të gjithë vendin. Pas 5 vjetësh do tua lëmë prapë 58% borxhin, pët të mbështetur rritjen ekonomike”, tha Bode.

Ora 11: 56 BODE: GJIKA MBURRET ME PARATE E QEVERISE, DEDA: PREJ 6 VITESH GRANTET JANE TE NJEJTA
Bode i kërkoi PS-së ti kërkojnë llogari kryetarit të bashkisë se Vlorës se ku i çon paratë që i jep qeveria. “Ju bëni mirë që kryetari i bashkisë ti kërkoni hesap. Qeveria të ka rritur 4.5 herë fondet, ku i çon këto para apo i bën rroga dhe mburret me paratë e shqiptarëve." Në replikë Deda tha “Granti që i jep prej 6 vitesh, bashkisë së Vlorës nuk ka ndryshuar asnjëherë. 15% e ka vetëm për pagat, dhe fakti që është bërë mbretëreshe të turizimit, është bërë jo në sajë të fondeve tuaja por nga qytetarët vetë të Vlorës"

BRACE: PROJEKTI I VONUAR, KAPRICO E BERISHES PENGOI FIER- TEPELENE
Sipas Braces projektet janë të vonuara, dhe se projekti i by pass të Vlorës është i papërfunduar. “Duam shpjegime pse projektet janë dramatikisht të vonuara. Projekti i ndërtimit të bypass-it të Vlorës është i vonuar për qëllime politike, burokratike. 2 vjet e gjysmë u vonua rruga Fier-Tepelenë thjesht për një kaprico të Sali Berishës. Rruga Fier-Vlorë ka nisur në shkurt të 2007 dhe jemi në shkurt 2012. 5 vjet për të ndërtuar një aks kaq të rëndësishëm. Ka qënë Lulzim Basha ai që ka bërë tenderin, ndërtoi gjithë infrastrukturën e kësaj vonese 5 vjecare”, tha Brace.

Ora 10: 30 DEDA: PROJEKTI I BY PASS VLORE PER QELLIME ELEKTORALE
Eltar Deda, deputet i PS-së, njëkohësisht kryetari i PS-së së Vlorës, deklaroi se do japë votën pro kredisë së by pass së Vlorës por "projekti është i vonuar dhe synohet të shihet për qëllime elektorale". Ai u shpreh se ka rezerva sa i përket projektit dhe prandaj PS është e shqetësuar nëse do ndërtohet në kohë, do ketë trasnsparencë dhe parametrat e duhura, që qyteti të mund të marrë frymën e duhur.

ORA 11: 00 OPOZITA: KOSTOJA 1 MLN EURO ME SHUME SE NE EUROPE, OLLDASHI: VARET NGA TERRENI
Opozita akuzon dhe për kosto tejet të lartë të ndërtimit. Sipas deputetit socialist Ervin Koçi “Kostoja është 3 milionë euro për 1 km katror. Një ndërtim i tillë në Europë bëhet me koston e 2 mln euro. Ndërkohë që zëri i pagave është më i ulët për punëtorët dhe taksat janë më të ulëta. Në replikë Olldashi tha se “ Kostoja e një km ka të bëjë me terrenin ku punohet. E gjithë procedura është transparente sepse të dy banka vropiane janë të përfshira në këtë investim”. Ndërkohë që sipas ministrit të Financave, Ridvan Bode kredia është shumë e butë.

BODE: KUSHTET E KREDISE TE FAVORSHME
Sipas Bodes Bypass-i i Fierit ka një gjatësi 22 km dhe kushton 60 milionë euro, ndërsa By-Passi i Vlorës do të nisë në vitin 2013 dhe do të përfundojë në 2015, por nëse ka probleme me shpronësimet afati më i madh i mundshëm i përfundimit është viti 2016. Transhi që miratohet sot 53 mln euro për By pass e fierit, është për punimet inxhinierike, dhe kushtet e kredisë janë të favorshme, 15 vite kohë maturimi, 3 vite pa pagesë"- shtoi Bode.

 Ora 10 53 PS- PD DEBAT PER BY PASS E FIERIT E VLORES
Partia Socialiste ngre shqetësimin se projekti i by- pass Fier dhe Vlorë nuk mund të përfundohet në kohë dhe është në prag të dështimit. Deputeti i Partisë Socialiste, Arben Malaj tha se projekti Fier-Vlorë i nisur që në vitin 2005 është një dështim. "Vetë ekspertë të Autoritetit të Rrugëve pranojnë se projekti Fier-Vlorë është një rast dështimi", tha Malaj.
Sipas  Malajt, shqetësimi i opozitës është se ndërsa vendi ka nevojë për investime publike, vonesat që krijohen për zbatimin e tyre, deformimi i prioriteteve dhe copëzimi i investime janë realiteti i investimeve publike në vendin tonë.  "Ne duam të njihemi me masat e qeverisë në mënyrë që edhe dy by-passet të mos jenë një dështim i përsëritur. Vonesat në akset Fier –Vlorë dhe Fier Tepelën kanë të bëjnë sepse ministri e devijoi me projektin”- tha deputeti PS Malaj.

Në reagim ministri i Transporteve, Sokol Olldashi tha se investimet në infrastrukturë kanë qënë një sukses. "I vetmi realitet i investimeve në infrastrukturë janë ndërtimi i 9 mijë km rrugë. Rruga Levan-Fier nuk përbën një dështim. Ka pasur një problem për Levan-Vlorë dhe e vetmja mënyrë për të zgjedhur ishte devijimi pasi autostrada prekte pjesën arkeologjike të qytetit të Apollonisë. Për këtë Kuvendi është informuar në vazhimësi", deklaroi Olldashi.
Sipas ministrit të Transportit "Projekti i by pass është kontraktuar me fonde të BE dhe parashikohet të përfundojë në fundin e vitit". Olldashi thotë se  "nuk ka pasur dështim të projektit por problem teknik për të cilën është informuar. Ka pasur shtrirje të hartës së Apollonisë, dhe nuk mund të kalonim përmes Parkut Arkelologjik."- nënvizoi Olldashi duke akuzuar opozitën se po hedh spekulime. 

“Projekti i BE ka kosto reale. Për pjesën e Apollonisë ka kosto të përcaktuar qartë. Nuk ka asnjë problem në investimet publike në Shqipëri. I vemti problem që keni ju Malaj është se doni të tregoni radikalizëm”- tha Olldashi. duke shtuar se janë konstatuar veprime arbitrare në kohën e socialistëve. "Keni përzënë investitorë pa respektuar asnjë klauzolë të kontratës"

 KUVENDI NIS DISKUTIMI PER BY PASS e FIERIT E TE VLORES

Ora 10: 35 Kuvendi nis diskutimin e pr/ligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së huaj ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Europiane për Rindërtim e Zhvillim BERZH, për financimin e projektit të by pass të rrugës të Fierit dhe të Vlorës”. Sipas Olldashit By pass i Fierit pritet të fillojë në fund të këtij viti, ndërsa by pass i Vlorës pritet të nisë në 2013.

KUVENDI DO VOTOJE DHE PER HIPOTEKIMIN E PALLATEVE
Kuvendi do të diskutojë dhe do të hedhë për votimi ndryshimet në prligjin për kontrollin teknik të pallateve. Ndryshimet në ligjin “Për kontrollin e disiplinimin e punimeve të ndërtimit”  parashikojnë ndërhyrje të bashkive dhe komunave në rastet kur ndërtuesi është larguar, ka falimentuar apo kompania është çregjistruar nga QKR. Ndryshimet ligjore pritet të sjellin debate në Kuvend pasi janë kundërshtuar nga opozita, duke u cilësuar si jo të përshtatshme dhe të nxituara. Opozita ka kundërshtuar pr/ligjin edhe në komisione ligjin, si pr/ligj që ka pasur shumë mangësi.

Do të miratohen dhe ndryshimet në prligjin për kontributet shoqërore të cilat u prezantuan nga ministria e Financave dhe shihet si një lehtësi që shmang burokracitë dhe rradhët në zyrat e Tatimeve dhe Sigurimeve Shoqërore.Rreth 16.7 për qind e të punësuarve në Shqipëri janë në sektorin publik, ndërsa pjesa tjetër prej 83.3 janë të punësuar në sektorin privat bujqësor dhe jo bujqësor.

Në rendin e ditës është gjithashtu pr/ligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së huaj ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Europiane për Rindërtim e Zhvillim BERZH, për financimin e projektit të by pass të rrugës të Fierit dhe të Vlorës”. Si dhe pr/ligji “Për rafikimin e marrëveshjes së huaj ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Fondit për Zhvillim, Abu Dhabi, për financimin e projektit të rrugës Tiranë- Elbasan”.

(sg/aq/ shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

7 arsye pse i ndjeni këmbët e rënduara dhe si ta lehtësoni gjendjen

7 arsye pse i ndjeni këmbët e rënduara dhe si ta lehtësoni gjendjen