By Pass-i i Fierit do të hapet para sezonit turistik

By Pass-i i Fierit do të hapet para sezonit turistik

Një korsi e By Pass-it të Fierit do të jetë e aksesueshme nga automjetet përpara nisjes së sezonit turistik. Punimet janë duke ecur me ritme të shpejta dhe synohet që njëri krah i kësaj nyjeje të rëndësishme për trafikun drejt jugut të vendit, të jetë gati në fund të muajit qershor.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e shoqëruar nga drejtoresha e ARRSH-së, Sonila Qato, ka inspektuar punimet në këtë vepër, ku është njohur nga afër me ecurinë e punimeve.

Drejtoresha e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Sonila Qato, bëri të ditur se punimet janë duke vijuar sipas grafikut të miratuar nga ARRSH dhe se çdo ditë ky institucion monitoron ecurinë e tyre.

“Aktualisht kompania po punon nën grafikun e miratuar nga ARRSH dhe jemi duke monitoruar çdo ditë punimet e kryera nga kontraktori”, u shpreh Qato.

240 punonjës, janë angazhuar nga kompania për përfundimin në kohë të punimeve ndërsa ato vijojnë edhe gjatë natës. Aktualisht po punohet për ndërtimin e tri urave, asaj të Hoxharës, Semanit dhe Pojanit, në dy prej të cilave pritet që brenda muajit prill të vendosen strukturat metalike.

“Në 10 prill do të hedhim konstruksionin metalik të urës së Semanit dhe në datën 22 prill, sipas grafikut të miratuar edhe nga supervizori, do të hedhim urën e Hoxharës. Janë ura të prodhuara në Itali, të ardhura, aktualisht janë gjendje stoku në kantier, dhe po montohen trarët në tokë fillimisht”, u shpreh inxhinieri i kompanisë që po kryen punimet.

Ministrja Balluku ka vlerësuar ecurinë e deritanishme të punimeve dhe ka kërkuar nga kompania që të ruaj këtë rritëm të punës për të bërë të mundur realizimin në kohë të objektivit për sezonin veror.

“Është e rëndësishme, që ne t’i qëndrojmë premtimit që kemi bërë. Deri në 30 qershor kjo rrugë të jetë e hapur për mjetet e tonazhit të lehtë, pra që janë autobusët dhe automjetet e vogla. Nuk do jetë e hapur për kamionët dhe në 30 qershor premtimi do të mbahet”, është shprehur ministrja Balluku.

Ndërtimi i By Pass-it të Fierit shkurton ndjeshëm distancën mes jugut të vendit dhe kryeqytetit. Hapja e një prej korsive do të bëjë të mundur shmangien e trafikut që krijohej gjatë sezonit turistik në segmentin që kalon përmes unazës së qytetit të Fierit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lui: 05/04/2019 00:39

    Aman more po pse vetem nje korsi? Ajo rruge pothuaj ka mbaruar si gjurme dhe si bazament. Deri ne fund te qershorit i thone tre muaj. Per tre muaj mund ta shtroni te gjithen nga dy here po te doni. Po e late me nje korsi, zor se do mbaroje edhe kur te futemi ne BE..!

    Përgjigju
  • Ne Goje te Ujkut!: 04/04/2019 18:26

    Rendesi ka qe punohet dhe mbi te gjitha Cilesia e Punimeve dhe e itinerarit,pastaj shpejtesia...,dhe nje Bravo e madhe...!_..keto jane Probleme e Rruge te lena ne mes nga PD_ja e Lsi,lere pastaj kur shikon cilesine e Rruges deri aty(qe bene shkel e shko,pa mbikalime e nenkalime anesore,me 40 e 20km ne ore,pa studim fare e pa cilesi=Skandaloze!)

    Përgjigju
  • €€€€€€: 04/04/2019 17:50

    Turp do bejne 3 ura per nje muaj ket genjeshter nuk e beson asnjeri .. rruga mbase behet mandatin tjeter..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI