VLORE - Kryeministri Rama dhe ministry i transporteve Edmond Haxhinasto kanë inspektuar sot një nga veprat më të rëndësishme të jugut të vendit, pikërisht By-passin e Vlorës. Ky investim është një nga më të rëndësishmit në vendin tonë dhe kap vlerën e 35 milion eurove.
Teksa ka inspektuar punimet në ndërtimin e kësaj rruge, Rama është shprehur se me tre investimet e rëndësishme strategjike do të ndryshojë tërësisht konfiguracioni turistik dhe ekonomik i vendit, duke i bërë zonat turistike lehtësisht të arritshme, si dhe duke krijuar hapësira të reja ekonomike.
Përveç të tjerave, kryeministri shtoi se kjo rrugë do të jetë spektakolare për sa i takon aspektit ambiental dhe atij panoramik. “Me Transballkaniken nga një anë dhe me by-pass e Vlorës nga kjo anë dhe me rrugën e re të lumit të Vlorës së treti, bëjmë për Vlorën volumin më të madh të investimeve te përqendruara në territor, ne rang Republike.
Faktikisht, me këto tre investime strategjike ndryshojmë tërësisht konfiguracionin turistik dhe ekonomik, pasi hapim hapësira të tëra ekonomike, turistike dhe padyshim edhe ajo që tha ministri, transformojmë tërësisht edhe qarkullimin e trafikut, duke krijuar kushte optimale për qytetin dhe për të gjithë zonën turistike, duke krijuar po ashtu, mundësi që të përballohet një fluks edhe me i madh se ç’parashikohet me rritjen e turizmit, por edhe me një presion shumë më të vogël mbi vendbanimet.
Ky është së fundi një investim, i cili ka dhe një arsye tjetër për te qenë të kënaqur sepse është dhe një projekt i bërë me një kujdes të madh. Ishte një projekt ekzistues, por u rishikua me një skuadër ekspertësh italiane dhe shqiptare edhe nga pikëpamja ambientale. Rruga, për nga ana ambientale dhe panoramike, do te jete spektakolare,”- tha Rama.
Ndërkohë ministri i transporteve, Haxhinasto u shpreh se ky projekt i rëndësishëm do të vendosë një rrjedhë krejtësisht tjetër, të trafikut, deri më sot të rënduar për të gjithë zonën, duke lehtësuar në maksimum lëvizjen për në destinacionet turistike, si në Rradhimë, Orikum, etj. Një lehtësim të ndjeshëm do të ketë edhe në komunikimin e fshatrave me qytetin e Vlorës.
“Trafiku i mëparshëm përmes qytetit vërtet krijonte situata të pakëndshme dhe dekurajonte shumë ardhjen e vizitorëve. Kjo mund ta trajtonte fare mirë dhe do të jetë pjesë e strukturave tona dhe e planeve tona për aksin veri-jug. Do të jetë një situatë krejtësisht tjetër për të gjithë zonën turistike te bregut, që do të jetë e aksesueshme në një kohë shumë më të shkurtër, më pak se dy orë,” - tha Haxhinasto.
Gjatësia e By-passit të Vlorës është 29 km dhe fillon që nga rrethrrotullimi, në fund të autostradës Levan – Vlorë.
Së bashku me rrugën Transballkanike, e cila lidh autostradën me qytetin, si dhe rrugën e re të Lumit të Vlorës, ky qytet kthehet në një epiqendër të rëndësishme investimesh infrastrukturore, me impakt të rëndësishëm në ekonominë e vendit.
Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com