Bylykbashi: Kufi ligjor për shpenzimet
në fushatë, Balla: Të forcohet KQZ

Bylykbashi: Kufi ligjor për shpenzimet<br />në fushatë, Balla: Të forcohet KQZ
Një KQZ më e fuqishme nga ajo që është aktualisht si dhe vendosja e një kufiri ligjor për shpenzimet e partive, i cili nëse kapërcehet të ndëshkohet, janë disa nga pikat mbi të cilat po punohet për amendimin e Kodit Zgjedhor.
 
Kanë qenë dy bashkëkryetarët e reformës elektorale, Oerd Bylykbashi dhe Taulant Balla ata te cilët kanë prezantuar këto ndërhyrje të mundshme ne ligjin e zgjedhjeve.
 
PD kërkon ndërhyrje edhe në Kodin Penal për të quajtur blerjen e votës jo krim zgjedhor por korrupsion, i cili të mund të hetohet nga SPAK.
 
Ndërsa Taulant Balla është për reduktim të shfaqjes bombastike të fushatës, që kalon deri në bezdisje. 

"Sa i takon disa propozimeve, si ai për depolitizimin e komisioneve të qendrave të votimit, ka ardhura koha që të flasim seriozisht. Vetë partitë votohen, e pastaj po vetë numërojnë votat. Kjo nuk është një gjë e mirë. Po nuk u ndamë nga kjo praktikë, ne s'kemi për të pasur kurrë cilësi në zgjedhje. Partia Socialiste është totalisht për depolitizimin e komisioneve të Qendrave të Votimit. Ka mësues e Shoqëri Civile që mund ta marrin përsipër ta bëjnë këtë. Ka shumë argumente kundër financimit të partive vetëm nga buxheti i shtetit. Do i kthejmë partitë në organe shtetërore. Të ardhurat janë shumë më të mëdha se ato që deklarohen në KQZ. Të detajojmë dhe të ardhurat njësoj si shpenzimet. Të mos lejohen mediat të mbështesin subjektet duke i transmetuar reklama falas. Të rriten kompetencat e KQZ-së", u shpreh deputeti socialist, Balla.

 "Nevojitet që partitë politike të mos financohet nga privati. Kjo për të shmangur përfshirjen e financuesve në poste të rëndësishme të administratës pas zgjedhjeve. Prandaj, nevojitet ndryshimi i Kodit Penal për donacionet e partive, duke lehtësuar kështu edhe punën e Prokurorisë. Është e domosdoshme që partitë të faktojnë në detaje shpenzimet, të bëhet detyrim ligjor nga KQZ për të kostuar çdo aktivitet e material të bërë në kuadër të zgjedhjeve. Sanksionet të shkojnë tek kryetari e kandidatët e jo thjesht te financieri i partisë. Të gjithë të mbajnë përgjegjësi nëse kanë falsifikuar shpenzimet, të cilat arrijnë deri në 2 milionë euro për kandidat në fushatën zgjedhore. T'i vemë kufi shpenzimeve të partive politike, kush e kapërcen, penalitete ligjore. Probleme ka shumë, kohë nuk ka më", u shpreh Oerd Bylykbashi i PD.

Deklaratat dy drejtuesit e reformës elektorale i bënë gjatë një konference kundër krimit financiar ku ishte e pranishme dhe kryetarja e KQZ-së, Lefterie Luzi.
 
Nga ana e saj, Lefterie Luzi, kryetare e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, kërkoi nisjen e reformës pa humbur kohë.
 
"Filloni që sot reformen. Nuk ka kohë për të përgatitur procesi", u shpreh kryetarja e KQZ-së, Luzi.
 
Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com 

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Listë e hapur 2/3? Bazuar në zgjedhjet e kaluara vetëm 40 deputetë do të zgjidheshin me votë parapëlqyese, 100 nga kryetari

Listë e hapur 2/3? Bazuar në zgjedhjet e kaluara vetëm 40 deputetë do të zgjidheshin me votë parapëlqyese, 100 nga kryetari