Bylykbashi në Report Tv: Debat publik për 'Zgjedhore', më e besueshme nëse është me konsensus nga dy palët

TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi ka deklaruar se duhet debat publik për Reformën Zgjedhore, ku sipas tij jo domosdoshmërish ajo se çfarë do të zgjedhin palët do jetë më e mira, por e rëndësishme është konsensusi. Në studion e Report Tv, Bylykbashi tha se bërja e Reformës Zgjedhore me dakordësinë e dy palëve do të çonte në zhvillimin e zgjedhjeve normale, siç ai i quajti. Përballë gazetarit, Ilir Babaramo, ish-deputeti i PD-së tha se sistemi nuk është problemi thelbësor, teksa bëri një krahasim duke e krahasuar atë me "zemrën, por po s'pati gjak nuk shërben".

"Nuk është thelbi  Reformës sistemi. Sistemi zgjedhor është zemra, por po s'pati gjak nuk bën punë. Me këtë kemi dhe një shkarje, një debat në nivel banal për këtë që merret me këtë çështje, sikur lista e hapur është sistem. Ka ardhur koha që të kemi një debat të hapur për këtë. Duhet ndarje e pushteteve. Një proces i hapur me një diskutim të ndriçuar, por që kërkon edhe një konsensus të madh. Debati duhet të jetë publik, për zgjidhjen më të mirë të mundshme. Duhet të ketë mundësi për të diskutuar. Një krahasim, nuk ka fajin Mercedez Benz që prodhon një makinë me standarde të larta, por nafta e Ballshit. Sistemi është Benzi dhe nafta emrat që i vënë këtij sistemi zgjedhor në listë kryetari i partisë", tha Bylukbashi.

Në "5 pyetje nga Babaramo", Bylykbashi u ndal të komentonte pikat ku opozita nuk është dakord me draftin e PS-së për Reformën Zgjedhore, ku vuri theksin se që ajo të jetë e besueshme duhet të bëhet nga dy palët.

"Financimi i partive politike, i trajton në mënyrë të pjeshme, pastaj është presioni ndaj administratës. Ka një rekomandim për depolitizimin e komisioneve, por rekomandimi më i rëndësishëm është presioni i punonjësve të administratës publike. E besueshme, vetëm kur bëhet mes dy palëve. Mund të mos bëjmë zgjidhjen më të mirë të mundshme, por nëse ka konsensusin midis dy palëve, zgjedhjet mund të jenë normale. Si 2013, kanë sjellë një rrotacion normal", përfundoi Bylykbashi.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • FATMIR BAJG EDEPSËZ ÇAFAJ: 29/10/2019 11:27

    O Oerd Bylykbashi bimbashi turk ju jeni kundër popullit Shqiptar. Ju kemi par se çfar keni bër po ju ngeli shara në gozhd se Amerika ju tregoi vëndin e ju u pshurët o bimbash e salibash e lulash se të ishte për ju ishit gati ti vinit zjarin Shqipris. Pty rac e poshtër rac turku EDEPSËZË fundrrina.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja