Bylykbashi: Nuk tërhiqemi nga
Kërkesa duhet balancë në KQZ

Bylykbashi: Nuk tërhiqemi nga<br />Kërkesa duhet balancë në KQZ
Shefi i kabinetit të kryeministrit, Oerd Bylykbashi njëkohësisht dhe bashkë-hartues i Kodit Zgjedhor deklaroi dje se në lidhje me kërkesën e grupit parlamentar demokratik për ndërhyrjen në KQZ, se kjo kërkesë nuk do të tërhiqet.

Ai thotë se parimi i balancimit, që përshkon të gjithë Kodin Zgjedhor është rrëzuar. “Ndërkombëtarët thonë diskutoni, por zoti Rama e injoron totalisht këtë pjesë dhe vazhdon me fantazinë e tij të sëmurë për të gjetur daljen nga kjo situatë që ka.

Zoti Rama nuk po bën gjë tjetër, veçse po përzgjedh fraza të deklaratës dhe i shtrembëron ato për të çuar më tej idenë e tij, të marrë mazhorancën e KQZ dhe të të gjithë administratës, në mënyrë që t’i marrë zgjedhjet, jo t’i fitojë ato”, tha ai.

Ndër të tjera, Bylykbashi shtoi se PD nuk do të tërhiqet nga kërkesa e saj që ka miratuar Komisioni i Ligjeve. “Aktualisht, siç është sot, e gjithë administrata, edhe KQZ, edhe niveli i dytë është 100 % në dorën e PS, sepse jemi në raportin 4 me 3 në KQZ”, tha ai.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 14.02.2013

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë