Bylykbashi: PS-LSI sabotuan KQZ
do t’i drejtohemi Kolegjit për Korçën

Bylykbashi: PS-LSI sabotuan KQZ<br />do t’i drejtohemi Kolegjit për Korçën
TIRANE- Partia Demokratike do t’i drejtohet Kolegjit Zgjedhor për zgjedhjet e Korçës, pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka kuorumin e nevojshëm për të shqyrtuar kërkesën e kësaj force politike. PD kërkon që zgjedhjet e zhvilluara në 3 nëntor në Korçë për kreun e Bashkisë të shpallen të paligjshme.

Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi tërhoqi sot nga KQZ materialet e nevojshme për t`u drejtuar më pas Kolegjit, ndërsa akuzoi mazhorancën për sabotim të punës së këtij Komisioni, i cili ka mbetur pa kuorumin e nevojshëm dhe s’mund të bëjë dot transperencë për zgjedhjet në Korçë.

“Sot erdhëm në KQZ për të marrë materialet e nevojshme që na duhen për të vijuar më tej betejën tonë ligjore në lidhje me çështjen e Korçës. Kërkesën tonë për pavlefshmëri ne e depozituam disa ditë më parë këtu siç të gjithë e dimë, dhe ashtu siç pritej Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka mundësi ligjore për shkak se Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim e kanë sabotuar këtë Komision Qendror që përpara zgjedhjeve dhe në mënyrë të qëllimshme po e bëjnë edhe tani.

Provat janë të pakundërshtueshme dhe pavarësisht një hetimi penal, është detyra kushtetuese dhe ligjore e Komisioni Qendror të Zgjedhjeve që të bënte transparencën. Por siç e thashë për shkak të këtij sabotimi dhe minimi që po i bën maxhoranca e sotme KQZ-së ky institucion nuk ishte në gjendje të merrte një vendim” tha deputeti i PD.

Në një deklaratë për mediat, Bylykbashi deklaroi se PD do të ndjekë deri në fund betejën ligjore për Korçën.

“Ne do ta ndjekim më tej dhe me forcë rrugën ligjore, do t’i drejtohemi Kolegjit Zgjedhor në mënyrë që të bëhet drejtësi që zgjedhjet e Korçës të kenë legjitimitet dhe të mos bazohen në fenomenin më të shëmtuar që mund të gjesh në këto zgjedhje që është blerja e votës së qytetarëve të lirë. Ne do ta depozitojmë së shpejti kërkesën tonë, por e rëndësishme është të theksohet fakti se Parlamenti duhet të kishte vepruar me kohë dhe për fat të keq në mënyrë të qëllimshme kjo maxhorancë vazhdon ta mbajë të bllokuar KQZ-në me qëllimin e vetëm për të shkatërruar aftësitë e saj për të hetuar krimin zgjedhor”, tha Bylykbashi.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Azgan Haklaj: Sali Berisha nuk është kryetar i PDSH-së

Azgan Haklaj: Sali Berisha nuk është kryetar i PDSH-së