FIER - Punimet në By-Passin e Fierit kanë vijuar normalisht, teksa pushteti dhe fermerët kanë gjetur dakortësinë sa i përket çmimit të tokës ku do kalojë rruga.

Ky fakt është konfirmuar nga prefekti, Xhevit Bushi, i cili ka pohuar se punimet pritet të finalizohen me sukses brenda afateve të parashikuara.

Fermerët e Ndërmazit prej kohësh mbanin peng punimet në këtë projekt, teksa ishin të pakënaqur me çmimet e shpronësimeve.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)