'By-pass'-i i Tepelenës shkatërron rrugët e qytetit, kryebashkiaku: Firma do të riparojë dëmtimet

Puna  në kantierin e bypass-it në Tepelenë, një nga investimet më të mëdha të zhvilluara ndonjëherë në qytet, po servir edhe problematiken e saj pasi i gjithë qarkullimi i mjeteve zhvendoset në qendër të qytetit. Një nga kënaqësitë e ndërtimeve në ketë bashki është pedonalja e këtij qyteti që për fat të keq gjatë lëvizjes së mjeteve në qëndër po shkakton dëmtime serioze. Nga ana tjetër banorët ndonëse mirëpresin cdo investim, ata janë kategorik dhe kritik për dëmet që shkaktohen në qytet

Aktualisht, punimet po kryhen në tre drejtime, aksi Tepelenë-Vlorë ku përfshihet ana veriperëndimore që do të bëjë të mundur zhvillimin e trafikut njëkohësisht edhe shkatërrim të pjesës së brendshme të qytetit. Por kryetari i bashkisë së Tepelenës, Tërmet Peci deklaron se është bërë marrveshje me firmën që po kryen punimet të riparojë dëmet e shkaktuara.

Ndërkohë punimet vazhdojnë në bregun e lumit Vjosë, poshtë kalasë përmes së cilës po sigurohet argjinatura mbrojtëse dhe vendosja e bazës për ngritjen e pilotave, ku më pas do t’i shërbejnë ngritjes së urës dhe zgjerimit në të gjithë trupin e aksit me shtrirje 2.2 km.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja