Byrek me kunguj të njomë pa petë
Përbërësit:
- 4 kunguj të njomë
- 2 lgj vaj ulliri
- 2 qepë
- 3-4 vezë
- 100 ml qumësht
- 1½ tufë nenexhik
- 120 gr miell
- 1 lugë kafeje pluhur pjekës
- 200 gr djathë kaçkavall
- 2 lgj miell misri
- Kripë, piper
Përgatitja:
Fillimisht pastrojmë kungujt, i grijmë në rende, shtojmë pak kripë dhe i vendosim në një kullesë që të lëshohen lëngjet. Ndërkohë kaurdisim qepët e grira imët me vaj ulliri në zjarr mesatar. Rrahim vezët me qumështin, më pas shtojmë kungujt e grirë, qepët, bimët aromatike, miellin, pluhurin pjekës, pak kripë dhe djathin e grirë kaçkavall. E shtrojmë masën në një tavë, е spërkasim sipërfaqen me pak miell misri dhe e vendosim në furrë të parangrohur në temperaturën 200°C për 40 minuta.