Byrek me maja në kavanoz
Përbërësit:
- 4-5 gota miell
- 1 gotë ujë të vakët
- 1 gotë qumësht të vakët
- 1 lgj maja e thatë
- 1 lç kripë
Për mbushjen:
- 1 tufë spinaq
- 100 gr djathë të bardhë
- 1 tufë koper
- Vaj ulliri
- Kripë, piper
Përgatitja:
Në një tas vendosim një gotë ujë të vakët dhe një gotë qumësht, majanë dhe i përziejmë mirë, shtojmë miellin pak nga pak, shtojmë kripën dhe e punojmë brumin derisa të bëhet elastik. E vendosim atë në një tas dhe e lëmë të pushojë për 30-40 minuta. Pasi brumi të ketë ardhur e heqim nga tasi dhe e punojmë pak, hapim petën, e palosim në drejtkëndësh dhe e rrotullojmë rreth kavanozit, sipërfaqen e jashtme të tij e kemi lyer me vaj. E kthejmë kavanozin drejt dhe largojmë petën e mbështjellë rreth kavanozit. E mbushim me spinaqin e freskët dhe djathin. Mbledhim anët e petës dhe e punojmë me dorë, sipërfaqen e lyejmë me të verdhë veze dhe gjalpë dhe e pjekim në furrë në temperaturën 200 gradë Celsius.