Byrek me spinaq dhe gjizë
Përbërësit:
Brumi:
- 500 gr miell
- 10 pika uthull
- 10 pika vaj
- Pak kripë
- Pak sheqer
- Ujë sa të marrë
Mbushja:
- 500 gr spinaq
- 5 qepë të njoma
- 250 gr gjizë
- Vaj ulliri
- Kripë
Përgatitja:
Zëmë brumin dhe e lëmë të pushojë për rreth 30 minuta. Më pas hapim petë të madhe dhe e presim në katrore. Bashkojmë përbërësit e mbushjes duke i trazuar mirë. Mbushim byrekët dhe i mbyllim në formë zarfi. I vendosim të piqen në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius për 35 minuta.
Komento