Byrek role me spinaq, karrota dhe proshutë
Përbërësit:
- 3 petë byreku
- 1 tufë e madhe spinaq
- 3 karrota
- Disa feta proshutë
- Kripë, piper i zi
- Vaj ulliri
- 2-3 lugë kos
- 1 e verdhë veze
- Susam ose fara të tjera
Përgatitja:
Shtrini petën e parë dhe lyejeni mirë me vaj ulliri të trazuar me pak kos. Vendosni spinaqin sipër, shtoni kripë dhe piper. Vendosni petën tjetër sipër dhe lyejeni me vaj. Shtoni karrotat e grira, vendosni petën e fundit dhe shtoni fetat e proshutës. Rrotullojeni në formë roleje të gjatë. Priteni në copa rreth 2 gishta të trasha. Vendosini në tavë me letër furre. Lyejini sipër me të verdhë veze dhe spërkatini me fara susami. Piqeni byrekun në 180°C për rreth 40–45 minuta, derisa të marrë ngjyrë të artë.
Komente











