Petë sfoliat me spinaq në furrë
Përbërësit:
- 1 petë sfoliat
- 1 qepë
- 250 gr spinaq
- 1 tufë koper
- 2 vezë
- 100 gr djathë i bardhë
- 100 gr djathë kaçkavall
- 150 ml qumësht
- 1 lgj miell
- Vaj ulliri
- Arrë moskat
- Kripë, piper
Përgatitja:
Petën e sfoliatës e hapim në një tavë. Kaurdisim fillimisht në pak vaj ulliri qepën e grirë imët, më pas shtojmë spinaqin dhe sapo të ulet volumi hedhim pak kripë dhe miellin dhe e përziejmë me lugë druri. Shtojmë qumështin dhe erëzat, e trazojmë mirë dhe e largojmë nga zjarri. E lemë të ftohet pak dhe më pas shtojmë vezët, djathin dhe koperën. Këtë masë e shtrojmë mbi petën sfoljatë, e mbulojmë sipërfaqen me djathë të grirë dhe e vendosim në furrë të parangrohur në temperaturën 200 gradë për 25 minuta.