TIRANE – Do të qëndrojë në arrest shtëpie 20 ditë me byzylyk çip (elektronik) pedagogu i Inxhinierisë së Ndërtimit i arrestuar dje për korrupsion pasiv me studentët. Ky është vendimi i dhënë nga Dhoma Penale e Gjykatës së Tiranës për pedagogun që në këmbim të provimeve u merrte para studentëve të lëndës së tij, ndërsa Prokuroria kërkoi arrest shtëpie me çip por pa afat.
Kjo masë sigurie aplikohet për herë të parë në Shqipëri në kuadër të bashkëpunimit ndërinstitucional për metodat e reja të arrestit në shtëpi.
Eduard Isufi u arrestua dje, me vendim gjykate në sajë të një hetimi intensiv 2 mujor.
Në këmbim të vënies së notave kaluese në provimin e lëndës së tij, pedagogu u merrte studentëve para, shumë e cila varionte nga 20 mijë lekë të rinj.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com