Ç'po ndodh me Kristen Stewart?!
Aktorja shfaqet...e buzëqeshur?? 

Ç'po ndodh me Kristen Stewart?!<br />Aktorja shfaqet...e buzëqeshur?? 
Diçka nuk shkon me Kristen Stewart. Aktorja me siguri është sëmurë ose vuan nga ndonjë çrregullim sepse ky është i vetmi shpjegim racional i fytyrës së saj të lumtur rrugëve te New York-ut. 

Ajo konsiderohet si një ndër femrat më serioze në Hollywood, pasi rrallë herë shfaqet duke qeshur, por Stewart i suprizoi të gjithë, kur u shfaq e qeshur dhe e dashur përpara objektivëve të paparacëve.

“JustJared” ka raportuar se ylli i “Twilight” ndaloi të përshëndeste fansat përpara hotelit ku po qëndronte, duke shfaqur një sjellje totalisht të ndryshme nga ajo që jemi mësuar të shohim prej saj..

25-vjeçarja është komentuar shpesh si një njeri që nuk di të qeshë dhe që ka një fytyrë gjithnjë të bezdisur, sidomos përpara paparacëve. Megjithatë, në një intervistë të realizuar së fundmi për revistën “Elle UK”, Stewart i hodhi poshtë këto zëra duke thënë:

“Më duket tepër e habitshme që është krijuar ky mendim për mua. Në fakt unë qesh shumë dhe shpesh mendoj që nëse njerëzit do të më njihnin vërtetë do të mendonin totalisht të kundërtën”.
kristen stewart
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kërkesa e grupit të PD për Këshillin e Mandateve para arrestimit të Ervin Salianjit, burime nga Kuvendi: Nuk do të mblidhet, do ketë vetëm njoftim në seancën e të hënës!

Kërkesa e grupit të PD për Këshillin e Mandateve para arrestimit të Ervin Salianjit, burime nga Kuvendi: Nuk do të mblidhet, do ketë vetëm njoftim në seancën e të hënës!