Një pronar karburanti në qytetin e Cërrikut ka rënë pre e një grabitje me dhunë, mbrëmjen e së enjtes. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21.30, ku pranë një karburanti, persona të maskuar dhe të armatosur me armë zjarri dhe ftohta, i kanë vjedhur pronarit të karburantit një sasi prej 70 mijë lekësh si dhe një aparat cellular.

Sipas policisë mësohet se autorët e grabitjes në ikje e sipër kanë qëlluar disa herë në ajër duke ikur në drejtim të paditur. Në vendin e ngjarjes u gjetën 2 gëzhoja model 56 me kapsollë të goditur.

Pak orë më vonë policia ka ndaluar shtetasit e dyshuar si autorë të ngjarjes. Dy të arrestuarit janë 25 vjeçari Skënder Trimi dhe  29 vjeçari Bujar Maliqi, të dy banues në Cërrik dhe të dënuar më parë për krime kundër pronës.



Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)