CERRIK - Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti nga Cërriku u shpreh se konkursi i parë sezonal i krasitjes së ullirit është një proces që përcakton edhe prodhimin e ardhshëm. Ministri ndau edhe disa çmime për fermerët e Cërrikut, të cilët kultivojnë ullirin dhe prodhimet e tij.
Ministri Panariti tha gjithashtu se Shqipëria ka një kulturë shumë të mirë të kultivimit të ullirit duke mbuluar jo vetëm tregun vendas, por edhe eksportin.
Ndër të tjera Panariti shpjegoi se infeksioni tashmë i përhapur në Evropë që prek ullinjtë, nuk rrezikon vendin pasi ministria ka marrë masa për të mbrojtur fermerin.
Aktualisht është urdhëruar ndalimi i eksportit të fidanëve të ullirit nga Italia derisa situata në vendin fqinj të normalizohet.
Nga analizat e kyera, deri tani ky infeksion nuk ka mbërritur në vendin tone.
Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO