Ç’bëhet me pronat e Fazlliçit
në Durrës, bie çmimi i tokës

Ç’bëhet me pronat e Fazlliçit<br />në Durrës, bie çmimi i tokës
DURRES - Mos realizimi i projektit për ndërtimin e TEC-it me qymyr në Porto Romano, i cili u planifikua para 10 vitesh, ka bërë që çmimi i tokës në këtë zonë të bjerë. Ndërkaq pronarët e tokave kanë zgjedhur t’i pronat e konservuara pasi nuk ka të interesuar për t’i blerë ato.
Kanë kaluar disa vjet që nga koha kur Damir Fazlliç bleu toka në zonën e Porto Romanos që t’ua shiste italianëve të Enel-it për ndërtimin e një TEC-i me qymyr.

Ky transaksion do t’i sillte atij fitime që arrinin vlera disa dhjetra herë më të larta se vlera fillestare, me të cilën u blenë këto 8 ha tokë. Por duket se ky projekt i Enel-it ka mbetur nëpër sirtarët e burokratëve të Tiranës të asaj kohe. Në Durrës bëjnë me dije se nuk kanë pasur asnjë kërkesë nga ndonjë grup biznesi i huaj apo vendas për të ndërtuar TEC me qymyr në Porto Romano edhe pse zona me kohë është shpallur park energjitik.
 
Situata
Makthi i banorëve të qytetit të Durrësit i shkaktuar nga fantazma e një TEC-i gjigand me qymyr që do të furnizonte italinët me energji elektrike duket se është fashitur. Ka disa kohë që realizimi i një projekti të tillë ka dalë nga axhendat e investimeve në zonën e Porto Romanos. As anijet studimore si dhe as ato që ngulën pilotat e para në det nuk janë parë më në këto anë. Por ajo që mbetet në këtë histori është toka e Damir Fazlliçit, e cila u ble prej tij pikërisht në zonën ku ishte parashikuar që të ndërtohej TEC-i me qymyr.

Ajo është një sipërfaqe toke ligatinore apo moçalore e blerë mjaft lirë nga banorët e zonës, të cilët nuk mund ta përdornin atë si tokë bujqësore. Nëse në Porto Romano do të ndërtohej TEC-i me qymyr, atëherë fitimi nga shitja e kësaj sipërfaqeje do të ishte disa dhjetra herë më i lartë se sa vlera, me të cilën ajo u ble. Në bashkinë e Durrësit por edhe në komunën e Katundit të Ri, të cilat kanë nën juridiksionin e tyre sipërfaqet e parkut energjitik thonë se nuk kanë marrë ndonjë kërkesë për ndërtimin e TEC-it në fjalë edhe pse fjalën e parë e thotë Ministria e Energjitikës në të tilla projekte.
 
Tokat konservohen
Banorë të zonës së Porto Romanos sqarojnë se sipërfaqet e tokave në veri të Porto Romanos kanë shumë pronarë, të cilët kanë në zotërim sipërfaqe të ndryshme që nisin nga ngastrat e deri tek ata që zotërojnë sipërfaqe disahektarëshe. Që të gjithë ata i mbajnë të konservuara këto sipërfaqe pasi kërkush nuk afrohet të blejë toka në këtë kohë krize.

Edhe Fazlliçi tashmë e mban të konservuar këtë sipërfaqe toke njëlloj si edhe pronarët e tjerë. Shpresa e tyre e vetme janë biznesmenët e karburanteve, të cilët ndërtojnë herë pas here depozita gjigande për naftë, benzinë, benzol dhe gaz, por edhe ata janë pakësuar gjatë viteve të fundit. Banorët e zonës bëjnë me dije se vlera e tokës ka pësuar ulje të ndjeshme në krahasim me 10 vjet të shkuara kur nisi ndërtimi i parkut energjitik dhe portit të karburanteve.
 
Shkrimi u publikua sot (7.11.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online

(d.d/shqiptarja.com­)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Lezhë, shtëpia muze e ‘Mlikjave’ rrezikon që të shembet

Lezhë, shtëpia muze e ‘Mlikjave’ rrezikon që të shembet