As burgu nuk e ndal Cllevion! Futet live në Tik Tok: Kam këtu Saimir Tahirin dhe Julian Sinanajn

As burgu nuk e ndal Cllevion! Futet live në Tik Tok: Kam këtu Saimir Tahirin dhe Julian Sinanajn

Kleviol Ahmetaj

Asgjë nuk e ndal Kleviol Ahmetajn të ketë kontakte me botën jashtë dhe pse kjo gjë është e ndaluar. Ai ka siguruar një telefon dhe është futur live në Tik Tok duke përmendur dhe emra të njohur. I njohur ndryshe si Cllevio Serbiano i cili u bë më i famshëm pas sherrit me Noizyn, ai tregon historinë se si po kalon në paraburgim dhe një pjesë të tekstit të këngës të tij të re.

  Ai thotë se afër qelisë së tij ndodhet qelia e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe të dënuarit për vrasje, Julian Sinanaj i cili njihet ndryshe si “Ujku i vetmuar”.

Kleviol Ahmet, 36-vjeç që është arrestuar pasi theu masën e arrestit në shtëpi dhe u përfshi në sherr me reperin Noizy, ka qenë më parë i përfshirë në një rast trafiku droge. Në vitin 2014, aeroplani i llojit Piper ishte rrëzuar në Divjakë, që po transportonte drogë dhe armë, teksa drejtohej nga piloti italian, Giorgio Riformato, ndërsa hetimet e zhvilluara zbuluan se pas këtij rrëzimi fshihej një grup kriminal i trafikut të drogës, ndër të arrestuarit ishte edhe Ahmetaj.

Ai ishte arrestuar sërish në mars të vitit 2021 nga policia në Lushnje, pasi është kapur duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi, ndërsa gjatë kontrollit “u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale dy doza me lëndë narkotike cannabis sativa dhe tre armë të ftohta (thika)”. Pas kryerjes së dënimit prej 13 muajsh, Cllevio u lirua nga burgu në prill të vitit 2022. 

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Pilici: 19/06/2022 07:57

    Si ka mundsi i ka shpetu telefoni drejtorit te burgut qe e ka privatizu burgun tash 9 vite Me dul prej menjes atij ju futen 22 telefone me porta kalceto e akoma se di shteti kush i futi HAHAHAHAHAHAHAHAHA

    Përgjigju
  • Bosi: 19/06/2022 02:05

    Akoma del ky spiuni, në xhiro pasi dha gjithe shoket e tije në diviak, Lexoni gazetat. Mos u merrni me kte letyren. Kte e kane rrafur në new york, në c do vend prap s ve ment dhe e quan veten gango, o pler mos dil me neper gazeta.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës