Ca të nënës, ca të vjehrrës/ Nga Sadije Toptani te Aneta Rama, kush ishin nënat e udhëheqësve politikë shqiptarë?

Ca të nënës, ca të vjehrrës/ Nga Sadije Toptani te Aneta Rama, kush ishin nënat e udhëheqësve politikë shqiptarë?

Sadije Toptani dhe Aneta Rama

Nga edukimi dhe rritja e një nëne sot, nesër shfaqet dukshëm produkti i saj, fëmija.

Shqipëria doli nga pushtimi i stërgjatur otoman më shumë tribaliste sesa e emancipuar. Familja, institucioni ku gatuhet ushqimi për stomakun dhe trurin, vazhdon edhe sot të ketë varësinë e pavarësisë së pjesëtarëve të saj. Nëse një fëmi shqiptar këshillat e babait i dëgjon me mendje, këshillat e nënës i dëgjon me memdje dhe zemër. Modeli shqiptar i prindërimit, veçanërisht roli i nënës nuk tjetërsohet kollaj.

Sadije Toptani, nëna e mbretit Ahmet Zogu ishte një grua e rrallë e ardhur nga një familje bejlerësh me tepër influencë në Shqipërinë e Mesme. Kishte ndikim të padiskutueshëm edhe gjatë kohës kur i biri Ahmet Zogu u bë president e më pas mbret i shqiptarëve.

Gjylo Hoxha, nëna e diktatorit komunist Enver Hoxha. Dora e hekurt në familjen e Enverit deri ditën që erdhi në pushtet. Pas vitit 1946 roli i saj në familjen Hoxha u zbeh, duke u zëvendësuar nga Nexhmija, gruaja e liderit komunist.

Sebie Alia, nëna e udhëheqësit Ramis Alia. Muslimane tradicionale shkodrane e cila pati rolin vetëm të rritjes së tij dhe kurrë nuk u përzie në punët e të birit.

Sheqere Berisha, nëna e Sali Berishës. Shtëpiake e thjeshtë që kurrë nuk doli as nga mentaliteti i saj zakonor dhe as nga fshati Viçidol në Tropojë. Pa asnjë ndikim në egoizmin dhe karrierën e të birit. Rolin e nënës dhe të tutorit e mori përsipër vjehrra e tij Milica Ramaj, para së cilës dhëndëri i hekurt Sali, kthehej në alumin.

Marie Nano, nëna e Fatos Nanos. Grua e rrallë dhe intelektuale. Elbasanllije e një dere të njohur me influencë në latimin akademik të të birit. Vdiq gjatë kohës kur ish kryeministri Nano ishte në burg.

Fiqret Meta, nëna e presidentit Ilir Meta. Mësuesja skraparllie pati ndikim edhe në formim, edhe në vendimarrjet e të birit deri ditën që Ilir Meta u martua. Paskësaj, marrëdhëniet e tij më të ëmën, ndryshuan. Ashtu si në rastin e Sali Berishës, rolin e nënës së tij e zëvendësoi vjehrra e cila jeton edhe sot me familjen presidenciale.

Aneta Rama, nëna e kryeministrit Edi Rama. Mjeke në profesion, bashkëshortja e skulptorit të njohur Kristaq Rama. Nuk u ngatërua kurrë në punët e djalit të saj të madh, sot kryeministër i vendit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • RESPEKT PA FUND PËR ZONJËN ANET: 04/08/2020 12:19

    GRUA E RALL ME KULTUR PERËNDIMORE GRUA E EMANCIPUAR GRUA E LART GRUA BRILANTE. I PËRJETSHËM QOFT KUJTIMI SAJ.

    Përgjigju
  • Pjeter: 01/08/2020 12:35

    U prefte ne paqe,dhe ngushellime te sinqerta familjes.

    Përgjigju
  • O tej: 01/08/2020 12:30

    Aneta grua Zonje

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!