Në një prononcim për Shqiptarja.com drejtori i përgjithshëm i Emergjencave Civile, Shemsi Prençi ka deklaruar se në zonën e Shijakut janë përmbytur 200 banesa, ndërkohë që janë evakuuar 80 familjet më të rrezikuara. Por Prenci mohoi qe në këtë zonë te kete bagëti të ngordhura të cilat mund të përbëjnë rrezik për qytetarët.
“Në Shijak janë 200 banesa të përmbytura, por garantoj se nuk ka bagëti të ngordhura. Problematika ka ardhur nga lumi i Tiranës dhe Erzenit, pasi ka dalë nga shtrati dhe shkak për këtë situatë mendoj se është bërë derdhja e inerteve dhe bllokimi i shtratit të lumit", tha Prençi.
Prençi u shpreh se për të gjtha banesat apo bizneset e dëmtuara, ashtu siç e parashikon edhe ligji në çdo rast specifik, do të këtë proçes verifikimi e dëmshpërblimi, aty ku ligji i emergjencave civile parashikohet.
“Faturën financiare për dëmet e shkaktuara e bëjnë bashkitë, ne bëjmë verifikimet e duhura. Ne do përmbushim çdo detyrim dhe do i përmbahemi ligjit”, ka shtuar ai.
Ora 16:15 Bllokohet aksi Pogradec-Memelisht
Bllokohet aksi Pogradec -Memelisht si pasojë e rrëshqitjes së dherave. Probleme shfaqen edhe në afërsi të Dardhasit.
Ora 16.00 Elbasan, çahet asfalti në nënkalimin e Xibrakës
Prurjet e larta të lumit Shkumbin, kanë dëmtuar një pjesë të aksit rrugor Elbasan-Librazhd, në vendin e quajtur nënkalimi i Xibrakës. Siç duket në këto foto, prurjet e furishme të lumit kanë çarë më dysh asfaltin në një gjatësi rreth 100 metra.
Pas dëmtimit, qarkullimi është kryer vetëm në njërën anë të rrugës, ndërsa po punohet për vendosjen e sinjalistikës. Drejtoria e Policisë Elbasan u bën apel drejtuesve të mjeteve të bëjnë kujdes gjatë kalimit në këtë segment.
Ora 15:30 MPB: Prurjet e Shkumbinit ende rrezik per fshatrat e Fierit
Qarku i Fierit paraqitet më problematiku sa i përket situatës së përmbytjeve në vend, ndërsa në zonat e tjera të prekura gjendja është përmirësuar ndjeshëm. Sipas informacioneve zyrtare nga Ministria e Punëve të Brendshme deri në orën 15:30 në afërsi të fshatit Thanasaj në Fier është çarë argjinatura fundore për shkak të prurjeve të mëdha në grykëdershje të lumit Shkumbin. Rreth 20 familje janë evakuuar nga ky fshat, ndërsa po merren masat për evakuimin e banorëve edhe nga fshatrat Çermë dhe Tërbuf të cilat rrezikohen nga ujërat e Shkumbinit, por edhe prurjet nga deti. Në këtë zonë janë anagazhuar edhe forcat ushtarake.
Ora 13:30 Del nga shtrati përroi i Gurrës në Has, dëmtohen disa banesa
Në Bashkinë Has si pasojë e reshjeve të mëdha ka dëmtime në akset rrugore si pasojë e rënies së inerteve e dherave si dhe shtimit të sasive të ujrave në bazamentet e këtyre akseve.
Aktualisht si pasojë e daljes nga shtrati të ujrave të Gurrës së Domajve Njësia Administrative Gjinaj, Bashkia Has duke u ndihmuar edhe nga terreni i thepisur ujërat janë futur në pesë shtëpi.
Problemi është evident dhe vazhdon të jetë aktual, një pjesë e familjeve janë larguar nga vendbanimi.
Është ndihmuar nga Bashkia Has me një kamion me thasë rëre për të disiplinuar ujrat e Gurrës së Domajve ku është dëmtuar aksi rrugor që lidh fshatin Vranisht të Bashkisë Has.
Ora 12:30 Fryhet lumi Seman, gati të dalë nga shtrati
Ndërsa lumi Gjanicë ka pësuar ulje në shtratin e tij, krejt e kundërta ka ngjarë me lumin Seman i cili është tej fryrë dhe rezikohet të dalë nga shtrati.
Prurjet pritet që të riten për shkak se nga zona e Devollit priten të vijnë prurje të mëdha që rezikojnë daljen nga shtrati të lumit.
Banorët janë lajmëruar që të marim masa për tu larguar dhe të largonë gjënë e gjallë që mbarështojnë.
Ora 12:00 Panariti: Është shembur ura mbi Shkumbin, ka prurje të mëdha
Ministri i Bujqësisë, Edmond Panaritinë një deklaratë për Report TV bën të ditur se në rezervuarin e fshatit Mlizë, njësia administrative Shushicë, Bashkia Elbasan, niveli i ujit arriti në pikën maksimale, por pas një pune me motopompa situata u normalizua dhe nuk paraqet problematikë.
Në fshatin Polis Valë, njësia administrative Shushicë, Bashkia Elbasan, është dëmtuar ura mbi përroin Gostimë për shkak të prurjeve të shumta të përroit. Kjo urë lidh fshatin Polis Valë me rrugën kombëtare.
“Ska ngjarje të jashtëzakonshme, ekipet janë të shpërndara në terren, bordi i kullimit po ndërhyn dhe hidrovorët janë në punë, për thithjen e ujit. Është shembur ura nga çarja e argjnaturës së lumit Shkumbin dhe ka prurje të mëdha deri në 2700 metër kub ujë për sekond" tha ai.
Ora 11:30 Përmbytjet në Lezhë, banorët: Shteti të na ndihmojë për dëmet
Një ditë pas përmbytjëve masive që përfshinë Lezhën një ditë më parë situata ka nisur të përmirësohet. Uji ka nisur të tërhiqet nga zonat e përmbytura, ndërsa banorët kanë nisur të rikthehen në shtëpitë e tyre.
Dëmët më të mëdha janë shkaktuar në fshatin Pllanë të Njesisë Administrative të Zejmenit, ku vërshimi i përroit përmbyti me dhjetra banesa, duke shkatërruar gjithçka brenda tyre.
Banorët thonë se e kanë kalur natën duke bërë roje, nga frika e rikthimit të përmbytjeve, ndëras sot kanë konstatur që gjithçka që kishin është dëmtuar plotësisht.
Ata kërkojnë që të kenë mbështetje, ndërsa eleminimi i përmbytjeve duke hapur kanalet është shpresa e tyre e vetme që të shpëtojnë nga kjo situatë.
Nga shirat e rënë 1 ditë më parë mbi 2 mijë hektarë tokë vazhdojnë të jenë të permbytur në Lezhë, ndërsa zona po mbahet nën monitorim.
Probleme ka patur edhe në zonat malore ku rrëshqitjet e dheut kanë izoluar krejtesisht Njesinë Administrative të Ungrejtë në Lezhë, pasi një masiv i madh dheu ra mbi rrugën që e lidh atë me Lezhën.
Ora 11:00 Fushë Krujë, rreth 700 hektarë tokë të përmbytura, uji hyn në 26 banesa
Që nga momenti i nisjes së reshjeve të dendura në gjithë territorin e Fushë Krujës janë përmbytur rreth 700 hektarë tokë bujqësoreë, ndërkohë që 26 banesave në zona të ndryshme iu ka hyrë uji brenda.
Kjo situatë është krijuar nga dalja nga shtrati e lumit Ishëm, ujërat e të cilit kanë prekur edhe 150 banesa të tjera në fshatin Murqine.
Përmbytje ka patur jo vetëm në këtë zonë, por edhe në atë të Mallkuçit ku tokat bujqësore janë mbuluar nga uji.
Ora 10:25 Bllokohet aksi Elbasan – Librazhd, rrëshqitje në Xibrakë
Si pasojë e rrëshqitjes së një masivi të madh dheu, aksi rrugor Elbasan - Librazhd në vendin e quajtur Xibrakë tek ish magazinat e Rezervave të Shtetit, në keto momente është totalisht i bllokuar.
Aksi rruguor Elbasan – Librazhd i bllokuar
Aksi rrugor Elbasan – Librazhd pasi u pastrua nga dherat
Ora 10:15 Zhbllokohet rruga Elbasan–Gramash, qarkullimi bëhet me një korsi
Pas më shumë se tetë orësh i bllokuar, për shkak të rrëshqitjes së dheut nga traseja e e rrugës, paraditen e së enjtes është bërë e mundur hapja e rrugës Elbasan – Gramsh.
Autoriteti Rrugor Shqiptar bën të ditur zhbllokimi erdhi pas punës intensive të kontraktorit ku u bë e mundur hapja e trafikut me një korsi.
Ndërkohë Autoriteti Rrugor Shqiptar i bën thirrje drejtuesve të mjete që të jenë të kujdesshëm gjatë qarkullimit në këtë rrugë.
Ora 10:00 Fier, Gjanica del nga shtrati
Ndonëse prurjet e lumit kanë qenë të mëdha, uji ka vërshuar si gjithmonë deri tek ura, por nuk ka patur probleme pasi shtrati është thelluar e pastruar.
Gjate natës së të mërkures lumi Gjanicë doli nga shtrati por nuk ka shkaktuar përmbytje, duke shënuar vetëm bllokim të përkohshëm të lëvizjes në dy anët e urës.
Ora 09:30 Përmbytet ujësjellësi në Cerrik
Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar daljen nga shtrati të lumit Shkumin në Cerrik dhe Papër, në qarkun e Elbasanit.
Sipas të dhënave, dalja nga shtrati e Shkumbinit ka sjellë përmbytjen e ujësjellësit ndërkohë që në zonën e Papërit janë përmbytyr dhjetra banesa dhe objekte biznesi.
Ora 09:20 Rënie gurësh e inertesh pothuajse në të gjitha akset rrugore të Qarkut Kukës
Rruga e fshatit Lojme vijon të jetë e bllokuar, ku u morën masa për devijimin e përroit dhe prurjeve të tjera. Aksi rrugor që lidh fshatrat Orgjost, Cernalevë, Oreshkë e Borje është rihapur por si pasojë e prurjeve të shumta mund të bllokohet përsëri.
Gjithashtu ka inerte në rrugën Ura e Koloshit- Ura e Topojanit. Prurjet e shumta të lumit rrezikojnë dëmtimin e Urës së Topojanit në segmentin Kukës-Shishtavec.
Është dëmtuar Urës Pasarele që lidh rrugën kryesore nga fshati Petkaj me fshatin Mgullë gjë e cila ka penguar edhe ndjekjen e proçesit mësimor.
Nuk vazhdon proçesi mësimor në fshatin Lojme e cila është e mbyllur për shkak të sigurisë.
Situata në Has
Si pasojë e reshjeve të mëdha ka dëmtime në akset rrugore pasojë kjo e rënies së inerteve dhe dherave si dhe shtimit të sasive të ujrave në bazamentet e këtyre akseve.
Aktualisht pasojë e daljes nga shtrati të ujrave të Gurrës së Domajve Njësia Administrative Gjinaj, Bashkia Has duke u ndihmuar edhe nga terreni i thepisur ujrat janë futur në pesë shtëpi. Problemi është evident dhe vazhdon të jetë aktual, një pjesë e familjeve janë larguar nga vendbanimi. Është ndihmuar nga Bashkia Has me një kamion me thasë rëre për të disiplinuar ujrat e Gurrës së Domajve.
Është dëmtuar aksi rrugorë që lidh fshatin Vranisht të Bashkisë Has
Situata në Tropojë
Si pasojë e ngricave janë pa energji Njësia Administrative Malzi Bashkia i Kukës, fshatrat Nikoliç e Plan Krumë të Bashkisë Has.
Bashkia Tropojë fshatrat Palcë, Peraj, Gjonpepaj, Brisë, Salcë, Ndërgjeç të Njësisë Administrative Lekbibaj. Njësia Administrative Bujan fshatrat Selimaj e Lëkurtaj.
Njësia Administrative Tropojë fshati Peraj, Njësia Administrative Bytyq fshatrat Berishe e Visoç, Fierza e Bashkisë Tropojë.
Ora 08:46 Dy Njësi Administrative të Qarkut të Lezhës, janë izoluar si pasojë e reshjeve të shiut
Sipas të dhënave, zona e Ungrejit dhe Kaçinarit janë bllokuar, duke lënë të izoluar mijëra banorë, pasi ata nuk lidhen dot me qendrën e bashkisë Lezhë.
Bulqizë, probleme në argjinaturën e Gjoricës
Por, problematike situata vijon që të mbetet në Bulqizë, ku fshati Gjoricë dhe banorët te tij mbeten të rrezikuar si pasojë e shtimit të prurjeve të ujit në argjinaturën e ndërtuar në vitet ‘80 .
Ndonese drejtuesit vendore flasin për një dëmtim të 800 metrave argjinaturë, per shkak të ndërhyrjeve të paligjshme në këtë vepër me rëndësi publike nga ana tjetër paralajmerojnë banorët për një evakuim të mundshëm në rast të një çarje të kësaj argjinature.
Shijak, evakuohen 30 familje, lumi Erzen del nga shtrati
Ndërkohë, në zonën e Shijakut në Durrës janë evakuuar 30 familje, banesat e të cilave janë përfshirë nga vërshimi i ujërave si pasojë e reshjeve të shumta të shiut, ku lumi Erzan ka dalë nga shtrati.