Caitlyn Jenner shkakton aksident
fatal me makinë, një i vdeku

Caitlyn Jenner shkakton aksident<br />fatal me makinë, një i vdeku
Caitlyn Jenner është përfshirë edhe njëherë në një aksident fatal me makinë, ku humbi jetën një person. Mbi të rëndojnë akuzat e pesë pjesëtarëve të familjes Wolf-Millesi që u bënë pjesë e aksidentit.

Të pestë familjarët ngisnin një makinë të tipit ‘Hummer’ dhe kanë ngritur padi ku  pretendojnë se janë dëmtuar fizikisht dhe emocionalisht nga aksidenti. Babai 66-vjeçar i Kendall dhe Kylie po ecte me shpejtësi mbi normalen dhe përplasi fillimisht një makinë të tipit ‘Lexus’.

Shoferi i saj vdiq menjëherë. Makina ‘Lexus’ përplasi më pas makinën me të cilën po udhëtonin familjarët.

Sipas padisë të ngritur prej këtyre të fundit, në dokumentin e publikuar nga TMZ, thuhej se njëri prej familjarëve pësoi një paralizë të përkohshme nga fraktura e rëndë që mori në tru, dikush tjetër pretendonte se pësoi një traumë psikologjike, por akuza më e serioze lidhej me një të porsalindur që në momentin e aksidentit ‘nuk po përgjigjej’. 
caitlyn jenner
  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vengu inspekton punimet për ndërtimin e godinës multifunksionale në Repartin e Operacioneve Speciale në Zall-Herr

Vengu inspekton punimet për ndërtimin e godinës multifunksionale në Repartin e Operacioneve Speciale në Zall-Herr