TIRANË- Largimin nga LSI-ja drejt PS-së, ish- deputetja Silva Caka shprehet se as nuk e ka parë si mundësi. Në intervistën për Report Tv, për gazetaren Danjela Malokut, Caka shtoi se do të largohet nga LSI-ja vetëm kur ajo të bëhet si Rilindja e sotme, sipas së cilës ka shkatërruar vendin.
"Një furtunë e krijuar në një gotë 30 minuta pas një deklarate të Kryemadhit ku ka bërë të ditur që këto vemjet e bashkisë tentojnë që të tregojnë kryeministrit që po punojnë dhe po marrim element dhe nga opozita. Unë personalisht, për të paktën ato parime që ë karakterizojnë për mënyrën se si jam rritur, unë do të largohem nga LSI ditën që kjo forcë politike do të bëhet si Rilindja e sotme. Për asnjë arsye, unë e quajtur Rilidjen, fajtore për gjithçka për këtë arsye unë nuk jap asnjë lloj kontributi të të vazhduar këtë shkatërrim . Jam nënë e 2 fëmijëve dhe nuk kontribuojë në shkatërrimin e të ardhmes së tyre nëpërmjet një qeverisje tjetër të Edi Ramës, Erion Veliaj apo kujtdo qoftë që do të vazhdojë të ndjekë modelin e Edi Ramës. Jam juriste në profesion dhe janë formuar me idenë e institucioneve, me ndarjen e pushteteve dhe nuk mund të kontribuojë për asnjë qeverisje në botë që ka shkatërruar gjykatat, që e ka lënë vendin pa drejtësi, që ka shkatërruar cdo person që pret të marrë një vendi, nuk mund të jap kontributin tim për një qeverisje që cdo dy ditë nxjerr nga një të zgjedhur që e ka me rekorde kriminale. Për mua Rilindja është një kazan i madh ku në cdo moment që do fusësh dorën do të marrësh një kriminel, një njeri që është akuzuar për prostitucion, do nxjerrësh një që është marrë me drogë, dhe afera korruptive, as sot e as nesër", tha Caka.
Ajo ka mohuar zërat që të ketë pasur një përplasje me Ilir Metën në Presidencë.
"Kjo nuk është aspak e vërtetë dhe më vjen keq që po i jap zë një gjëje që doja ta përmendja", tha Cakaj.
Largimi i disa figurave kryesore të LSI, mes tyre Nasip Naço apo Lefter Koka, Caka tha se nuk e dëmtojnë aspak këtë forcë politike. Madje ajoi shtoi se largimi i disa prej tyre, por pa përmendur emra, ka ngjallur entuziazëm brenda anëtarëve të LSI.
"Janë zgjedhje personale, nuk lodhem fare që të hyj dhe të analizojë mbi motivet e largimit e rëndësishme është që të kenë gjetur veten atje kur kanë shkaktuar, LSI nuk i shkaktojnë dëm. Pakënaqësia krijoht më e madhe atje ku shkojnë se nga atje ku ikin. Ju jeni media vetë dhe e keni parë se si janë pritur këto largime që nuk kanë asnjë shtyllë kurrizore dhe asnjë bosht, një arsye kontrente, se deri para 5 ditësh të mbash fjalime dhe të ndihesh mirë dhe pastaj kur e sheh që nuk do jesh në pozicionin që nuk do doje dhe të grihsh tdhe të akuzosh s është një eksperiment politik, kjo është e turpshme realisht dhe kuptohet qartë që është thjesht për interesa personale, shumë të ngushta, të momentin, ose ndoshta një kapje për diçka të ndodhur në të kaluarën. Nuk shqetëson asnjë anëtar të LSI dhe nga prurjet e reja, as shoh, shoqe është është pritur me një lloj entuioami largimi i disa figurave nga LSI", përfundoi Caka në Report Tv.
Kujtojmë që gjatë javëve të fundit, nga LSI u larguan edhe figura qendrore e saj në Qarkun e Beratit, ish ministri i drejtësisë Nasip Naço si dhe Ish-drejtori i portit të Durrësit dhe ish-drejtori i Aviacionit Civil, Aleksandër Lipivani, ish deputeti i LSI-së për Beratin Gledion Rehovica, të cilët kanë vendosur t’i bashkohen PS-së. Këto rrjedhje ndodhin vetëm pak muaj para zgjedhjeve të 25 prillit duke dëmtuar rëndë LSI-në dhe kalkulimet e saj elektorale.
Haaaàaa kjo eshte juriste e jales,kjo smund te behet pjes e rilindjes sepse aty se gjen veten,por pa dashje ne presidec bertiste bodigardi jo kjo haaaaa
PërgjigjuDo ta kene qi......re ne presindence kete pardje kete qe ka ndryshuar mendje kjo ska mundedi...por jo likja se likja i bie su...mes
PërgjigjuPo dhe kjo Silvi shpifarake qenka, po si nuk ka nje per mashallah kjo leshelija, po si i ka mbledhur gjithe sharebajga te neveritura xhanem, sidomos ate Brisida shurreufullen
Përgjigju