Si do votojnë personat me COVID?! Shqipëria me sytë nga Kosova! Caka për Report Tv: ID të skaduara? Votohet dhe me pasaportë! Shpresë për emigrantët

TIRANË- Anëtari i Komisionit Rregullator në KQZ, Dritan Caka ka zbuluar se Shqipëria mund të ndjekë shembullin e Kosovës, për mënyrën se si do të votojnë personat e prekur me COVID në 25 prill.

I ftuar në Report Tv, ai tha se po analizohen disa shembuj, por Kosova është rasti më i freskët e që ka funksionuar më së mirë. Që do të thotë, siç Report Tv ka mësuar pasi nga ndjekur 'live' procesin zgjedhor në Kosovë me gazetaren Suada Mehmetaj, që të gjithë personat që kanë paaftësi shëndetësore për të votuar, përfshirë këtu ata me COVID apo sëmundje të tjera, do të duhet të deklarojnë se nuk mund të paraqiten në qendrat e votmit në 25 prill dhe adresën e saktë se ku ndodhen. Më pas do të jenë përfaqësues të KQZ do t'u shkojnë në banesë ose në spital me masat e duhura mbrojtëse, ditën e zgjedhjeve. Për realizimin e këtij plani, Caka tha se duhet bashkëpunim shumë i ngushtë edhe me Ministrinë e Shëndetësisë.

"Po diskutojmë, por është e pamundur që vetëm ky institucion të gjejnë zgjidhje për këtë situatën, është e normuar nga Komisioni i Ekspertëve që personat që janë me COVID në periudhën që kanë këtë sëmundje duhet të jenë të karantinuar, po diskutohet që të gjendet një zgjidhje, por ne të vetëm e kemi të pamundur që të gjejmë një zgjidhe, po shihet edhe mundësitë si i kanë zgjidhur shtetet e tjera, duke qenë se kjo është një praktitë që mund të jetë implementuar ajo që është më e mira, por deri sot është akoma herët. Një ndër rastet më të freskëta është rasti i Kosovës, që po shqyrtohet si opsion. Janë struktura që këktrojnë edhe ndihmesën e këtyre strukturave dhe pjesa e veshjeve të personelit nëse do jetë kjo forma që do zgjidhet duhet të suportohet nga pikëpamja materiale nga Ministria e shëndetësisë, por nuk ka akoma një përfundim", tha Caka. 

Mes dilemave të shumta për shkak të identifikimi biometrik apo votimit elektronik, Caka ka konfirmuar se qytetarët do të kenë mundësi që të votojnë me pasaportë.

"Do të votohet edhe me pasaportë, Kodi e ka të përcaktuar ose me kartë ose me pasaportë biometike. Ka pasur edhe komunikime dhe propozime për shtyrjen e dokumenteve të identifikimit, dhe nga ana e strukturave shtetërore ka pasur deklarime që po shqyrtohet. Ne si KQZ përveç i bëjmë thirrje qytetarëve që të shkojnë të aplikojnë, do mbetemi në pritje të një vendimmarrje", tha ai.

Në fund, për Report Tv, ka bërë me dije se po shqyrtohet mundësia që emigrantët të mund të votojnë, të paktën një pjesë e tyre. Sa i përket mënyrës se si do të bëhet ky proces, nëse do të jetë me postë apo me ndonjë taktikë tjetër, kjo mbetet për t'u parë pasi ende nuk ka një vendim. 

"Kemi dërguar kërkesë në gjendjen civile se sa emigrantë janë të regjistruar zyrtarisht, dhe do shohim mundësinë  të paktën një pjesë e tyre të votojnë në 25 prill dhe më pas të zgjidhet opsioni nëse do të zgjodhet nëpërmjet postës ose ndonjë mënyrë tjetër", përfundoi Caka.

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Gjergj Luca i dedikon këngë Giorgia Melonit për Krishtlindje: Kur dolëm nga ferri, Italia na priti duar hapur

Gjergj Luca i dedikon këngë Giorgia Melonit për Krishtlindje: Kur dolëm nga ferri, Italia na priti duar hapur