Cakaj: 350 pasaporta diplomatike do t'u hiqen zyrtarëve të shtetit....kanë përfituar edhe shoferë
Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Gent Cakaj, ka deklaruar sot se janë 350 pasaporta diplomatike që do tu hiqen zyrtarëve, pasi janë marrë në mënyrë abuzive, saqë edhe një shofer institucioni ishte pajisur me pasaportë të tillë.
Redaksia 9 Prill 2019, 13:40 | Përditesimi: 9 Prill 2019, 15:28
Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Gent Cakaj, ka deklaruar sot se janë 350 pasaporta diplomatike që do t'u hiqen zyrtarëve, pasi janë marrë në mënyrë abuzive, saqë edhe një shofer institucioni ishte pajisur me pasaportë të tillë.
Mes personave që do tu hiqen pasaportat diplomatike, janë ish-deputetë që u ka mbaruar mandati ose gjyqtarë që nuk kanë kaluar procesin e vettingut, dhe shoqëruesve të zyrtarëve që e kanë mbajtur pasaportën diplomatike në shkelje me ligjin.
Cakaj tha se rregullimi i ligjit për pasaportat diplomatike do fuqizojë edhe pasaportat e Republikës së Shqipërisë përmes liberalizimit të vizave me një numër shtetesh më shumë se ai aktual..
"Dua t'ju njoftoj se kam vendosur ndërmarrjen e një sërë masash për kthimin në normalitet ë lëshimit të pasaportës diplomatike. Shqipëria ka dyfishin e pasaportave diplomatike krahasuar me vendet e fuqishme europiane. Sot në Shqipëria kë më tepër se 350 persona që mbajnë pasaporta diplomatike;
-Deputetë matanë legjislturave të fundit
-gjykatës që nuk e kanë kaluar procesin e vettingut
-shoqërues të personalitete të rëndësishme në vend
Të bëjnë dorëzimin sepse ato do bllokohen menjëherë.Këto janë çudirat që kanë vijuar për më se 20 vite këtu duke cënuar besueshmërinë e pasaportës diplomatike në vend.
Do kërkojë abrogimin e VKM-së që i jep të drejtën e pasaportë diplomatike drejtuesve të anëtarëve të bordeve, udhëheqesve të enteve, e autoriteve të ndryshme deri tek shoferët e institucioneve. Plani i veprimit për të gjitha hapat për ndryshimin e kuadrit ligjor për lëshimin e pasaportës diplomatike është gati.
Grupi i punës po punon për një plan për t'ia prezantuar edhe Kuvendit. Ashtu si pesha e pasaportës diplomatike të vendit do restauorhet edhe pesha e pasaportës republikës së Shqipërisë do fuqizohet përmes liberalizimit të vizave me një numër shtetesh më shumë se ai aktual.", tha Cakaj.
Shikoni dhe per patentat tona qe te njihen ne eu, njihen te Kosoves dhe tonat jo!!!
Përgjigju
Hasani.it: 24/04/2019 23:49
Ju nuk dini me ece me makine ne Shqiperi...e jo te qarkulloni me makine ne UE...
Kafsha: 09/04/2019 13:54
Shyqyr me ne fund se politiken tone te jashtme gjetke neper bote po e benin shoferët qaftrashë e pijanecë injorantë fshatrash qe u futen me mik neper këta poste kyç. Osht bo baterdia..
Përgjigju
ex army: 09/04/2019 13:53
ec gent,tregoju vendin laraskave
Përgjigju
Fredi: 09/04/2019 13:50
Bravo Genti, të lumtë, ec përpara se per 30 vjet e shkatërroi vendin katnaria anadollake qe hipi ne pushtet.
Por shikoi dhe pak pasaportat se ka nevojë të prodhohen të reja me standard me te larte dizenjimi. Psh pasaportes sime i eshte fshire shqiponja dhe germat ne kopertine nga standarti i dobet. Ne nje dizenjim te ri ajo bordura e shpifur qe rrethon shqiponjen mund te hiqet dhe të persoret rrethi. Rrethi eshte me potent ose fare dhe shqiponja te jete me e madhe ne dimension se ka vend ne pasaporte per nje gje te tille. Gjithashtu dizajni i kartave të identitetit eshte gjithashtu mysybet.
Ngri nje grup pune njerëzish te rinj dhe jepu mundesine qe te kemi pasaporte e ID dinjitoze ne dizajn te papam por dhe cilesi.
Përgjigju
Sondazhi i ditës: 23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
Të drejtë
15.3%
Të gabuar
81.4%
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4377
Votat totale janë unike
Sondazhi i ditës: 23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
Shikoni dhe per patentat tona qe te njihen ne eu, njihen te Kosoves dhe tonat jo!!!
PërgjigjuJu nuk dini me ece me makine ne Shqiperi...e jo te qarkulloni me makine ne UE...
Shyqyr me ne fund se politiken tone te jashtme gjetke neper bote po e benin shoferët qaftrashë e pijanecë injorantë fshatrash qe u futen me mik neper këta poste kyç. Osht bo baterdia..
Përgjigjuec gent,tregoju vendin laraskave
PërgjigjuBravo Genti, të lumtë, ec përpara se per 30 vjet e shkatërroi vendin katnaria anadollake qe hipi ne pushtet. Por shikoi dhe pak pasaportat se ka nevojë të prodhohen të reja me standard me te larte dizenjimi. Psh pasaportes sime i eshte fshire shqiponja dhe germat ne kopertine nga standarti i dobet. Ne nje dizenjim te ri ajo bordura e shpifur qe rrethon shqiponjen mund te hiqet dhe të persoret rrethi. Rrethi eshte me potent ose fare dhe shqiponja te jete me e madhe ne dimension se ka vend ne pasaporte per nje gje te tille. Gjithashtu dizajni i kartave të identitetit eshte gjithashtu mysybet. Ngri nje grup pune njerëzish te rinj dhe jepu mundesine qe te kemi pasaporte e ID dinjitoze ne dizajn te papam por dhe cilesi.
Përgjigju