Cakaj: Me mbështetjen e SHBA, digjitalizohet e gjithë arkiva diplomatike

Cakaj: Me mbështetjen e SHBA, digjitalizohet e gjithë arkiva diplomatike

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, zhvilloi një takim me ish Ndihmës Sekretaren e Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euro Azisë në administratën e Presidentit Obama, Victoria Nuland, dhe Michael Granoff, Kryetar i Bordit të Fondacionit Shqiptaro - Amerikan për Zhvillim (AADF).

Kreu i diplomacisë shqiptare në takim shprehu mirënjohjen e Shqipërisë ndaj Shteteve të Bashkuara në kuadër të mbështetjes së vazhdueshme dhe rolin thelbësor të SHBA-ve për ta shndërruar Ballkanin në një zonë bashkëpunimi dhe zhvillimi. Gjithashtu u diskutua rreth Partneritetit Strategjik SHBA - Shqipëri, një nga gurthemelet e politikës së jashtme të Shqipërisë. 
 
Ndër të tjera, Cakaj evidentoi mbështetjen e AADF përmes projektit YPSILON.

“Kemi jetësuar projektin YPSILON përmes të cilit do të digjitalizohet gjithë dokumentacioni historik e arkiva e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme. Digjitalizimi i pasurive arkivore të MEPJ-së do lehtësojë qasjen e shtojë vetëdijen për historinë e diplomacisë shqiptare në përgjithësi.” u shpreh Cakaj në një postim në rrjetin e tij facebook.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat