Me më shumë se dy orë pritje në Rinas, nisen drejt shtëpisë shqiptarët e atdhesuar! Pas raportimit të Report Tv, 2 autobusë nisen drejt Tiranës dhe rretheve

RINAS- 112 shqiptarë Roma dhe 165 nga Kroacia janë riatdhesuar në Shqipëri mbrëmjen e kësaj të shtune, të cilët kishin mbetur të bllokuar në shtet fqinje për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi. Mirëpo, kjo ka shkaktuar një kaos në aeroportin e Rinasit për rreth dy orë, ku qytetarët pretendonin se ambasadat u kishin premtuar që do t'i dërgonin deri në shtëpi, por me të mbërritur në Rinas janë lënë në qiell të hapur nga autoritet shqiptare.

"Nga Kroacia, na ka kërkuar ambasada shqiptare dhe na kanë kthyer në Shqipëri. Na është premtuar bileta falas dhe do na çojnë në shtëpi. Në Kroaci nuk na kanë bërë kontrolle thjesht temperatura".

"Jam nga Berati dhe në avion ishim diku tek 170 persona. Familjarët nuk mund të marrin dot autorizim për të lëvizur, të dalim në rrugë na gjobisin pasi ka kaluar orari i lëvizjes, të ishte kështu më mirë të na linin atje ku ishim dhe ta mbyllnin fare Rinasin".

"Do vetëkarantinohem në shtëpi, po problemi është që të paktën të shkojmë deri atje", tha disa nga qytetarë.

Megjithatë, pas raportimit të Report Tv, i cili përcolli "live" shqetësimin e qytetarëve, zv.ministri i Jashtëm, Agron Tare konfirmoi se qytetarëve u janë vënë në dispozicion 2 autobusë për t'i dërguar në shtëpi. Tare tha se ambasadat shqiptare u kanë mundësuar vetëm ardhjen në Shqipëri dhe jo transportin e tyre deri në shtëpi, ndryshe nga sa pretendojnë qytetarët. Ai bëri me dije u është komunikuar që të lajmërojnë familjarët e tyre për të ardhur që t'i marrin në aeroport, por mesa duket një gjë e tillë nuk ka ndodhur, kjo sipas Tares, për neglizhencë nga ana e qytetarëve që mendojnë se gjithçka duhet të bëhet nga shteti.

Në fund, falë bashkëpunimit të Ministrisë së Jashtme dhe Drejtorisë së Policisë së Shtetit, u arrit në një zgjidhje dhe qytetarëve u janë vënë në dispozicion 2 autobusë dhe janë dërguar në shtëpi. MEPJ bën me dije se: Autobusi i parë do të transportojë qytetarët drejt Durrësit, Lushnjes, Fierit, Vlorës dhe Përmetit. Ndërsa autobusi i dytë do transportojë qytetarët drejt Tiranës dhe Elbasanit. Qytetarët do duhet që të vetëkarantinohen për 14 ditë pasi vijnë nga zonat e kuqe, në të kundërtën nëse do të kapen në rrugë, do të gjobiten me 700 mijë lekë, sipas Aktit Normativ që ka hyrë në fuqi.  

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 00:14
Mbërrijnë në Rinas dy autobusët! Tare: Do t'i çojmë qytetarët në banesa

Ashtu siç ka bërë me dije zv.ministri i Jashtëm, Agron Tare kanë mbërritur në Rinas dy autobusë që do t'i dërgojnë në shtëpi qytetarët, por ata thonë se u është komunikuar që do të dërgohen deri në Tiranë, çka ka shkaktuar pakënaqësi tek ta. Megjithatë, në një lidhje tjetër direkte për Report Tv, zv. ministri i Jashtëm, Agron Tare konfirmoi se gjithçka është çështje organizimi dhe se me pronarin e kompanisë së transportit është rënë dakord dërgimi i qytetarëve për në shtëpitë e tyre.

'Duhet bërë grupimi i tyre që të nisen drejt banesave', ka thënë Tare. Ndërkaq, MEPJ bën me dije se: Autobusi i parë do të transportojë qytetarët drejt Durrësit, Lushnjes, Fierit, Vlorës dhe Përmetit. Ndërsa autobusi i dytë pritet të transportojë qytetarët drejt Tiranës dhe Elbasanit.

Ora 23:35
Tare për Report Tv: Në bashkëpunim me Policinë e shtetit, u dërguam 2 autobusë

Nëpërmjet ekranit të Report Tv, zv. ministri i Jashtëm, Agron Tare ka konfirmuar që qytetarëve në Rinas u janë dërguar dy autobusë, që do të bëjë shpërndarjen e tyre në shtëpi.

"Maksimumi për 30 minuta do të vijnë dy autobusë. Falënderoj Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, veçanërisht  një nga drejtuesit Mithat Tolën organizuan që të vijnë autobusët dhe do dërgohen në shtëpi", tha Tare. 

Ora 22:59
Kaosi në Rinas/ Zv. ministri i jashtëm për Report Tv: Qytetarëve s'u është premtuar dërgimi në shtëpi...do u vëmë në dispozicion autobusë

Zv. ministri i jashtëm, Agron Tare në një intervistë për Report Tv ka bërë me dije se ambasadat shqiptare u kanë mundësuar vetëm ardhjen në Shqipët dhe jo transportin e tyre deri në shtëpi, ndryshe nga sa pretendojnë qytetarët. Tare ka bërë me dije se u është komunikuar që të lajmërojnë familjarët e tyre për të ardhur që t'i marrin në aeroport, por mesa duket një gje e tillë nuk ka ndodhur, kjo sipas tij për neglizhencë nga ana e qytetarve që mendoje se gjithçka duhet të bëhet nga shteti. Megjithatë ai sqaroi se po përpiqet që të gjendjet një zgjidhje për të dërguar autobus që të mund të kthehen mbrëmjen e sotme në shtëpi.

"Nga Roma kanë ardhur 112 shqiptarë, duhet të vinin 119, por 7 prej tyre nuk janë paraqitur. Nga Kroacia 165 qytetarë. Është organizuar çdo gjë nëpërmjet ambasadës, kemi qenë në kontakt me firmën që punojnë, janë sqaruar se duhet të kontaktojnë të afërmit, të aplikojnë të arrin leje dhe ato të vijnë t'i marrin për t'i dërguar në shtëpi. Janë pajisur me maska dhe doreza. Janë njoftuar të gjithë. Titullari i firmës është ai që u pagoi biletën dhe ka qenë shumë i përgjegjshëm për t'i dërguar në shtëpi, është edhe neglizhenca e qytetarëve që mendojnë se shteti do u garantojë gjithçka. Në këto kushte, do interesohemi me kompani private. Kemi njoftuar ministrinë e Brendshme, të Transportit he ministrisë se Brendshme. Mund të çojmë autobusë, janë edhe orë të vona", tha Tare për Report Tv.

Ora 22:45
Riatdhesohen rreth 200 shqiptarë nga Kroacia! Qytetarët: na kanë lënë në qiell të hapur, më mirë të na linin atje

Një avion me rreth 200 shqiptarë është rikthyer mbrëmjen e sotme nga Kroacia. Ata kanë mbetur të bllokuar në Rinas. Në një prononcim për Report TV, qytetarët shprehen se u është premtuar nga ambasada që do i dërgojnë të gjithë në shtëpi, madje u janë marrë edhe adresat, por më pas me të mbërritur ne aeroport janë lënë në qiell të hapur. Ndërkohë ata shprehen se u është matur temperatura, por nuk ka pasur asnjë këshillim nga ata e stafit mjekësor se si duhet të veprojnë. Madje njëri prej tyre tha se nuk u është komunikuar që duhet të qëndrojnë në shtëpi për 14 ditë.

"Nga Kroacia, na ka kërkuar ambasada shqiptare dhe na kanë kthyer në Shqipëri. Kemi qenë 300-400 persona, por tani jemi lënë në qiell të hapur. Na është premtuar bileta falas dhe do na çojnë në shtëpi. Në Kroaci nuk na kënë bërë kontrolle thjesht temperatura"

"Jam nga Berati dhe në avion ishim diku tek 170 persona. Para se të niseshim na janë marrë të gjitha të dhënat nga firma ku punonim dhe tani kemi ngelur këtu. Familjarët nuk mund të marrin dot autorizim për të lëvizur, të dalim në rrugë na gjobisin pasi ka kaluar orari i lëvizjes, të ishte kështu më mirë të na linin atje ku ishim dhe ta mbyllnin fare Rinasin", tha disa nga qytetarët për Report Tv.

Ora 21:48
120 shqiptarë kthehen në Shqipëri, por bllokohen në Rinas: Të na kishin mundësuar kthimin deri në shtëpi, nuk kemi me ça të shkojmë

Kanë mbërritur në Shqipëri 120 shqiptarët e parë që kishin mbetur të bllokuar në Itali. Gjithçka ka qenë falas, mundësuar nga shteti shqiptar, e megjithatë, referuar dëshmive të disa udhëtarëve ata kanë mbetur të bllokuar në Rinas pasi nuk u është mundësuar kthimi në shtëpitë e tyre. Ata kanë bërë me dije se për të ardhur në Shqipëri kanë kontaktuar me ambasadën shqiptare në Romë, e cila u ka konfirmuar se janë pjesë e listës të shqiptarëve që do kthehen. E gjitha kjo procedurë, sipas dëshmisë së një qytetari, ka ndodhur dje në mbrëmje dhe konfirmimi u ka ardhur në mëngjes, për këtë arsye nuk kanë pasur mundësi që të lajmërojnë të afërm. Por problem është edhe fakti që në këtë orar, sipas Aktit Normativ të hyrë në fuqi, nuk lejohet qarkullimi i makinave.

"Nga Roma, thjesht na kanë matur temperaturat. Do rrimë në shtëpi, por problemi është që të shkojmë në shtëpi të paktën. Nuk lajmëruam të afërm se ky si muhabet ndodhi dje në mbrëmje, dhe sot u konfirmua,për derisa organizuan kthimin tonë, organizimi për të shkuar nga Aeroporti të paktën deri në Tiranë. Një kushëriri jonë kontaktoi ambasadën shqiptare në Romë, që më pas konfirmoi. Kishte taksistë që abuzojnë nga situata, për në Tiranë kërkonin 25 euro", thotë një qytetar për mikrofonin e Report Tv.

"Kemi ardhur nga Roma, kemi problem taksitë, kemi bërë analizat", tha një tjetër.

Ora 21:04
'Lasgushi' sjell në shtëpi 120 shqiptarët e parë të riatdhesuar

120 shqiptarët e parë janë riatdhesuar nga Italia, të cilët kishin mbetur të bllokuar atje pas mbylljes së kufijve. Avioni i linjës 'Air Albania', që do të bëjë riatdhesimin e plotë të 1379 personave të mbetur jashtë kufijve të Shqipërisë, nisi operacionin e saj humanitar në Itali.

B.K./G.M./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Një ditë afat për reformën zgjedhore, a mendoni se palët politike do vendosin në favor të qytetarëve?

Komento

Komente

  • Alban Borshi: 29/03/2020 13:23

    pse nuk u dhuroi qeveria edhe nga nje biberon me qumesht te ngrohte, domosdoshmerisht falas, direkt nga fabrika e pa asnje nderprerje, derisa te vendosin te shkelin edhe vetekarantinimin ketyre te 'vetembytyrve gjynofqare' e bredharake boterore, qejflinj ne emer te 'halleve'?

    Përgjigju
  • Doktori: 29/03/2020 13:11

    Keto duhet ti matet temperatura, te kontrollohen, dhe te rrine karantine. Nuk e kuptojme si shteti i lejon te shkojne ne shtepi e te infektojne prinderit dhe te affermit. A ka shtet ketu apo fut nje popull ne karantine nderkohe qe nuk kontrollojne refugjatet nga italia. Po nese semurin prindin dhe nese perhapet semundja prej tyre e kujt eshte pergjegjesia? Ka pergjegjes ligjore per kete pune. Ju gazetare shtroninpyetje a u jane mat temperatura, kerkoni qeverise ti fuse kaeantine 14dite pastaj ti lejoje shkojne ne shtepi. Shtet kriminel

    Përgjigju
  • Populli: 29/03/2020 12:30

    Ai ju mundesoj ardhje ne Shqiperi pa para! Tani merni taxi mos ju dhimsen parate per te shkuar ne shtepit tuaja!oseti kishit lajmeruar familjaret tuaj per tju marrur apo nuk keni dashtur te shpenzoni parat tuaja turp per ju,dhe bravo Rames qe ju solli pa para deri ne vendlinje.

    Përgjigju
  • dulja: 29/03/2020 11:59

    shume dengla kini po vdesin te tjeret dhe me syze ne maje te kokes kini naze late name

    Përgjigju
  • Viktor: 29/03/2020 09:58

    Asnje kontroll? Z. RAMA nuk e minimalizon keshtu numrin e pacienteve vetem ngrihet.duhet ti kontrolloni keta, te gjithe ata premtojn karantin po neser do dalin jashte Tjeter eshte qe jo vetem munnd te jen te demur por do semurin edhe te aferme te tyre. Sic eshte bere deri tani qe vinin cunat nga Italia dhe gjithe familja pastaj kishte covid19

    Përgjigju
  • Gzimi: 29/03/2020 08:42

    O Tare, po ca neglizhence? Me cfare te vijne t'i marrin familjaret. Ju nuk te lini te shkosh me kembe deri te cepi pallatit, jo me te levize me makine tjetri deri ne Rinas. Harruat qe e keni bllokuar? Deri sa e organizuat ardhjen, normal qe duhej menduar i gjithe intinerari. Njerez jane edhe ata, nuk po qahen kot.

    Përgjigju
  • Dajana: 29/03/2020 01:22

    O vlora o k*** po ku ka taksi ,,mor gomar,,,cdo gje eshte e mbyllur...asnje taksi nuk punon....//a i keni trute ne koke kur komentoni....

    Përgjigju
    • Vlora: 29/03/2020 08:32

      Dajana o Pjeshke. Te kishin njoftuar familjaret dhe te ishin oakisur me leje udhetimi. Mos te han fare te presin vetem nga shteti

  • Vlore: 28/03/2020 23:59

    Po i mor te Qufte Kina Fisin mer taksin paguaj leket dhe ik ne Permet.Apo do te vij tt shoqeroj Rama edhe ne Permet. E kan fajin kto gazetaret e karit qe meren me ju

    Përgjigju
  • populli i thjeshte: 28/03/2020 23:55

    mbase do ishte mire qe personat qe kane ardhur te kontrolloheshin mos eshte ndonje bartes i virusit

    Përgjigju
  • Hahahahahaha: 28/03/2020 23:01

    Po pse more edhe Taksine tjua paguaj shteti !! Pake Halle ka shteti ne keto Momente te veshtira...Fkini aty se eshte ngrohte Brenda,,duroni deri te Henen qe fillon qarkullimi..se Si be nami..

    Përgjigju
  • eris: 28/03/2020 22:26

    Tashi ne Shqiperi ju sollen gratis po te pakten dikush nga familja te kishte ardh.Vini nga italia dhe nuk keni lek per taxi?Per te shkuar ne itali i kishit leket?Shqiptari nuk kenaqet kurr...tani pretendojne qe shteti ti fut deri ne krevat.Njerzit po vdesin per buk e kto duan taxi.Gjithsesi duhej te ishin kthyer gjat dites dhe jo naten

    Përgjigju
  • Lol: 28/03/2020 19:03

    Ku esht distanca dhe maskat?

    Përgjigju
  • Emigrant ne Itali: 28/03/2020 17:00

    Ju lumte ju lumte ju lumte ju bekofte Zoti

    Përgjigju
    • Polici: 29/03/2020 07:38

      I perdor Rama per show. I ka veshur qe ne Tirane. Ju kujtohen policet femra?!

    • Taulant: 28/03/2020 22:36

      E o zogu i k..ves propagande eshte, se po shkojne per pushime ne Itali dhe jo me koken ne torbe.

    • @bravo: 28/03/2020 18:31

      Po propaganden si do e bejne?!

    • Bravo: 28/03/2020 18:11

      E paskeni filluar punen qe ne avjon. Me ato uniforma do punoni ne Bergamo apo jane vetem per udhetim? Edhe distancen ....Zoti qofte me ju dhe familjet tuaja



×

Lajmi i fundit

John

Durrës/ Shëtiste me armë në brez e kanabis në makinë, arrestohet në flagrancë 28-vjeçari