Cakaj në Maqedoni: Rruga e përbashkët drejt BE-së, vlerë e shtuar për zhvillimin e rajonit

Cakaj në Maqedoni: Rruga e përbashkët drejt BE-së, vlerë e shtuar për zhvillimin e rajonit

Gent Cakaj dhe Talat Xhaferri

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj, zhvilloi  një takim me Kryetarin e Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi. 

Ministri Cakaj vlerësoi kontributin e çmuar të Kryetarit Xhaferi në finalizimin e Marrëveshjes së Prespës me miratimin e ndryshimeve kushtetuese.

“Aderimi i Maqedonisë së Veriut në NATO dhe rruga e përbashkët drejt BE-së është vlerë e shtuar për zhvillimin e rajonit dhe veçanërisht për kultivimin e paqes dhe stabilitetit”, u shpreh Cakaj në fjalën e tij.

Nga ana e tij, Kryetari i Parlamentit Xhaferi, shprehu mirënjohjen për mbështetjen që ka dhënë Shqipëria në këtë proces duke qenë njëkohësisht dhe një nga vendet e para në ratifikimin e Protokollit të Anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO.

Kryeparlamentari Xhaferi theksoi se: “Republika e Maqedonisë së Veriut është në rrugë të sigurt drejt NATO-s, ndërsa vendi po punon me përkushtim në përmbushjen e reformave dhe detyrave të domosdoshme për marrjen e datës së fillimit të negociatave me BE-në".

Kreu i diplomacisë shqiptare rikonfirmoi angazhimin maksimal të palës shqiptare për agjendën evropiane të Republikës së Shqipërisë në bashkëpunim të sinqertë me të gjitha vendet e BP, dhe Maqedonisë në veçanti.​

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rëzimi i avionit, Azerbajxhani shpall 26 dhjetorin ditë zie kombëtare

Rëzimi i avionit, Azerbajxhani shpall 26 dhjetorin ditë zie kombëtare