Cakaj në New York: Po zhvillojmë takime me vendet e BE, për hapjen e negociatave (VIDEO)

Ministri në Detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj ndodhet në New York ku po merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Cakaj tha se në këtë asamble do të diskutohet për bashkërendimin e përpjekjeve në shërbim të jetësimit të objektivave, që ka në fokus zhbërjen e varfërisë ekstreme.  

Ministri Cakaj shprehet se po zhvillohet takime me një varg shtetesh anëtare të BE, në shërbim të çeljes së negociatave për anëtarësim të Tetor

"Sot filloi punimet Sesioni i 74-rt i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Tema qendrore e punimeve të këtij Sesioni do të jetë multilateralizmi efektiv. Me fjalë të tjera do të diskutohet për bashkërendimin e përpjekjeve në shërbim të jetësimit të objektivave të Agjendës 2030, me theks të veçantë në zhbërjen e varfërisë ekstreme dhe diskutimin mbi format e bashkëpunimit për t’u përballur me sfidat që vijnë nga ndryshimet klimatike.

Shqipëria përveç pjesëmarrjes aktive në këto diskutime e ofrimit të bashkëpunimit në këto platforma ofron edhe shembullin e saj konkret të një shteti të përkushtuar ndaj parimeve të multilateralizmit efektiv.

Shqipëria gjatë gjithë këtyre viteve është karakterizuar nga një pjesëmarrje më aktive e më dinamike në organizatat ndërkombëtare dhe platformat multilaterale, duke  filluar nga angazhimet e shtuara në NATO, duke u koncentruar veçanërisht në Kryesinë Shqiptare të OSBE-së të vitit 2020 dhe duke theksuar në mënyrë të posaçme faktin se Shqipëria aspiron që të marrë një vend të anëtarit jo permanent të Këshillit të Sigurimit në vitin 2022.

Duke pasur parasysh që në këtë platformë ekziston një numër i gjerë i kontakteve politike dhe diplomatike ne kemi interes të posaçëm kësaj radhe  të angazhohemi për sigurimin e mbështetjes për kandidaturën e Shqipërisë për Këshillin e Sigurimit në vitin 2022.

Në të njëjtën kohë, kjo përbën interesin kryesor të angazhimeve të Shqipërisë në këtë sesion të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme. Ne do të zhvillojmë një numër të konsiderueshëm të takimeve, me një varg shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian, në shërbim të çeljes së negociatave për anëtarësim në tetor dhe po ashtu po kryejmë detyrat tona në kuadër të udhëheqjes së Kartës së Adriatikut, që Shqipëria ka për këtë vit.

Prandaj, në bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe të gjitha vendet pjesëmarrëse të rajonit, ne do të organizojmë takimin e Kartës së Adriatikut, për të konsoliduar më tutje bashkëpunimin rajonal në çështjet e sigurisë.

Me një fjalë, Shqipëria do të artikulojë një numër të konsiderueshëm të interesave të saj të politikës së jashtme, në kuadër të platformës së Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara kësaj rradhe.

Duke filluar nga rajoni, procesi i integrimit evropian, kryesia shqiptare e OSBE-së e vitit 2020 dhe, natyrisht, duke nënvijëzuar në mënyrë të veçantë aspiratën tonë për të siguruar vendin e anëtarit jopermanent në Këshillin e Sigurimit të vitit 2022.

Në fund, vlen të theksohet se me këtë gamë të gjerë përpjekjesh dhe me nivelin e rezultateve që Shqipëria ka shënuar në arenën ndërkombëtare deri më tani, ne përveç diskutimeve përmbajtësore për multilateralizmin efektiv, ofrojmë edhe një shembull të prekshëm sesi bashkëpunimi shumëpalësh mund të duket në përgjithësi", shprehet Cakaj.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Espanyol rrezikon mbijetesën, Kumbulla: Kemi shumë ndeshje para, kam besim te ky ekip

Espanyol rrezikon mbijetesën, Kumbulla: Kemi shumë ndeshje para, kam besim te ky ekip