Cakaj pret homologen suedeze në Tiranë: BE diskriminuese ndaj Kosovës

Cakaj pret homologen suedeze në Tiranë: BE diskriminuese ndaj Kosovës

'BE diskriminuese ndaj Kosovës' kështu është shprehur ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, gjatë një takimi të zhvilluar në Tiranë me homologen e tij suedeze Ann Linde.

"Pothuajse si çdo herë tjetër, në takime të formatit të tillë, nënvijëzova edhe qasjen e padrejtë të BE-së karshi qytetarëve të Kosovës. Kosova ka përmbushur të gjitha kushtet teknike dhe meriton të lëvizë lirshëm pa regjim vizash, në hapësirën e Bashkimit Evropian.” - u shpreh Cakaj në fjalën e tij.

Gjatë takimit ndër të tjera u diskutua mbi dinamikën e shkëlqyer të marrëdhënieve dypalëshe, avancimin e Shqipërisë në procesin e integrimit evropian, zhvillimet në rajonin e Ballkanit dhe sfidat e sigurisë.  Forcimi i dialogut politik, jo vetëm mes vendeve tona, por edhe për situatën në Ballkanin Perëndimor e më gjerë, ku si Shqipëria, ashtu edhe Suedia luajnë një rol aktiv, u cilësua i një rëndësie të veçantë.

Ministri Cakaj vlerësoi rolin mbështetës të Suedisë për procesin e zgjerimit, në përgjithësi dhe përpjekjeve të Shqipërisë, në veçanti, në këtë proces.

Ata ndanë të njëjtin mendim se, procesi i integrimit  në BE, mbetet procesi më themelor për Shqipërinë dhe shqiptarët, pasi ofron kuadrin e nevojshëm të reformave drejt stabilitetit dhe zhvillimit të qëndrueshëm politik dhe ekonomik të Shqipërisë.  

Një tjetër temë diskutimi ishte dhe kryesimi i Shqipërisë në OSBE në vitin 2020, si një objektiv madhor i politikës së Jashtme shqiptare, ku ministri Cakaj  mori sigurinë e mbështetjes suedeze, për punën e bërë deri tani.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kasem: 19/11/2019 11:45

    Homologe?! Zonja eshte Kryeministre dhe ministre e jashtme? Apo zv.ministre e ngarkuar me detyren e ministrit? Per te kuptuar "homolog".

    Përgjigju
    • Arbëri: 19/11/2019 13:10

      Kryeminister në Suedi është Stefan Löven dhe askush tjeter. Zonja Linde është vetëm ministre e punve të jashtme të Suedis !

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Pritet shkarkimi nga Milani! Stefano Pioli s'humbet kohë, gjen ekipin e ri në Serie A

Pritet shkarkimi nga Milani! Stefano Pioli s'humbet kohë, gjen ekipin e ri në Serie A